“Vdekja online”-Ela Zdrava

✍️Autor : Ela Zdrava
🎤Interpretoi : Autorja
🎬Montazhi: Autorja
 
Vdekja online
 
Lakuriq erdhe në këtë botë,

edhe bota tjetër lakuriq do të të marrë një ditë,

jeto e ndihmo sa të mundesh sot,

pasurinë s’e ke përjetë, vdekja do ta zëjë pritë.
Gjithcka materiale online prapa diellit,
lidhja me shpirtin një ditë do të të lërë,
kodin e internetit do ta kërkosh pas qiellit,
pasi vdekja të skanoje çfarë ke bërë.

 

Për një “like” shite copëza zemre,
për një “share” harrove dhe frymëmarrje,
për një “content” shtire mijëra buzëqeshje,
para pasqyrës së shpirtit vetëm qave.

 

Nuk ka “delete”, nuk ka “undo”,
as profil tjetër për t’u fshehur prapë,
se Zoti s’mund të hakërohet kurrë,
e ndërgjegjja nuk pranon “backup”.

 

Aty s’vlejnë “followers” as “famë”,
as “verified” me shenjën e kaltër,
pas “scan”-imit të vdekjes s’do mundesh “replay”,
“Unpin” post do jetë zemra e pastër.

 

S’ka “edit” të ndryshojë ç’ke bërë,
filtri i fytyres patjetër do të bjerë,
“privacy” do dalë “public” i tërë.
me “face ID” do shohësh skëterrë.

 

S’do gjesh “password”, që portën ta çel,
as verifikim me kod, as “email”,
Zoti s’do numërojë sa “like” ke mbledh,
do hap “inbox”-in, të shoh ç’ke mbjellë.

 

Prapa diellit sistemi s’ka “reset” ,
çdo veprim e gjen të arkivuar.
“Inbox”-i i ndergjegjes të shkund vërtetë,
“spam”-in e mëkateve ke për të lexuar.

 

Kur të të vijë “shut down” i fundit,
S’do kesh mundësi për “restart”,
“Wi fi” do kërkosh e s’do gjesh gjekundi,
për një “reel”, “story” apo “chat”

 

As “hotspot” s’do të te japë askush,
as “blotooth”, s’do kesh as “airdrop”,
as “search”, madje as “google maps”,
pa drejtim do jesh në “airplane mode”

 

As “content” s’do postosh kurrë më,
as “live” për të mbledhur duartrokitje,
as “self” me filtra pa shpirt, pa zë,
as “give way”, s’do gjuhesh më me “gifte”.

 

Do heshtin “notifications” një nga një,
do jetë “block” çdo “chat” i palexuar;
do mbetet “saved” patjeter në përjetësi,
gjithcka ke falur e dhuruar.

 

Në “trash bin” do hidhet “folderi” i jetës,
“save” do mbetet një “file” i shenjtë;
në “chat”-in online pas “scan”-imit të vdekjes,
Parajsa të hap “profilin” nëse ke qenë i mirë, i drejtë.

 

Çdo “click” i shpirtit i shkon “notification” qiellit,
çdo “download” i së keqes nuk pranon “delete”,
“acount”-i me “followers” pa fund mbrapa diellit,
çdo mëkat do jetë “file” pa “exit”

 

S’ka server që ta fshehë të vërtetën,
as “reel”-sa që mashtrojnë Perëndinë,
ne qiell kur te ngelësh “log out”,
parajsa ka kod vetëm miresine.

 

Tashmë, je “log in”.

 

23/07/2017
Vellimi satirik “Jeta është e jotja”
©Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆
👉Turn on the 🛎️ to be notified for all the new songs and poems