Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Vesna Andrejević – përktheu Irma Kurti

Vesna Andrejević – përktheu Irma Kurti

NA ISHTE NJËHERË…

Në pasqyrimin e vetëm të një aluzioni,

në pllajën qiellore të afërt dhe të largët

për ty u thur emri në një nuancë unike

si abc – ja tingëlluese e jetës, shpirti si

një trëndafil i përhershëm me aromë,

rrahja e zemrës si jehona e ëndrrave,

së bashku, trini në syrin e Zotit plot me

ngjyra, emocione në zërin tënd të qeshur.

Me një vulë magjike grua do të bëhesh

një përrallë e pafund në tokë dhe në qiell,

shtjella dhe burimi i çdo gëzimi dhe loti,

nënë magjistare e kujdesshme dhe e pafjetur.

C’ERA UNA VOLTA…

In un solo riflesso del velato accenno

sull’altopiano celeste vicino e lontano

si intesse per te nella sfumatura unica

il nome come l’abbiccì risonante di vita

l’anima come di Gerico la rosa perenne

il battito come l’eco dei sogni strepitosi

la trinità unisona nell’occhio del Signore

la tela che scintilla nella tua campana sorridente.

Con un sigillo magico diventerai anche donna

una fiaba senza fine sulla terra e nel cielo

di ogni letizia e lacrima il vortice e la sorgente

la madre maga premurosa e sempre sveglia.

Marrë nga libri “Miracolina – Mrekullibërësja”, botuar nga Youcanprint, 2023. Përkthyese e librit: Irma Kurti