Vitet kalojnë
Vitet kalojnë një e nga një,
dhe ne s’po kuptojmë gjë,
veçse floku fillon të zbardhet,
e fytyra fillon të rrudhet.
E pyet veten ç’po ndodh
me ne kështu!
Asgjë s’po ndodh, janë vitet
që po kalojnë një e nga një,
dhe ne pas tyre ndryshojmë
një e nga një!
Nuk jemi të gjithë njësoj;
dikush lind sot e dikush nesër,
e dikush pasnesër. Në vite plaket,
po këtë ndryshim në vite do ta
pësojmë!
Në këtë botë jemi kalimtarë,
dikush më herët e dikush më vonë,
por në atë botë do të shkojmë.
Kjo botë, si ne, shumë ka parë;
një përcjell e një lind.
— D-Zani
