Vjeshtë-Gezim Llojdia


1.
Shegët e vjeshtës tundin degët.
Shtëpia me plloça.
Murret me gurë.
Kanata prej druri.
Borzilokët e tharrë.
Stiva e drurëve anuar.
Tymtari anuar.
Juga e bardhë.
Juga e lehtë.
Aromë ëmbëlsie.
Mjegulla e bardhë.
Ngre perde bukurie.
Një lumë tetëposhtë.
Shenjtor mrekullie.
Ecën vërtik.
Diçka po rrjedh në zemrën time.
2.
Shegët u çanë.
Pëllumbat kruajnë sqepin .
Zogjtë shtegtarë
mbledhin thërrime.
Fushat nxijnë.
Kthyer ugar.
Kuajt e lodhur.
Kallamet e thyer.
Traktorët e nxirë.
Qetë,dy e nga dy të prangosur.
Thasët e çarë me farë.
Thekra në arë.
Gratë bëjnë shtiza.
3.
Përrua, që rrjedh.
Muzikë me valë.
Dhi të zgjebosura.
Një nga një e ngadalë.
Bishtin përpjetë.
Thundrakët vrapojnë.
Baltosur rrugët.
Parmenda e flakur.
Zemra të thyera nga koha.
Mullar i lartë.
Shpendët kruajnë pendët.
Bajame të hidhura.
Vajtushëm nga era.
Zogjtë e zinj në pikiatë.
Macet presin lëkurët.
Këcellët e tharë.
Vjeshtë ngjyrë bakri.
E tretur vjeshta.
Ora e humbjes.
Fjolla e hirit.
Rruga në qiell.
Mushkat hingëllijnë.
Nuset bëjnë velenxa.
Nata se tret ditën.
Yll, që ndjek.
Ora 8.30.
Radioposta.
Lajmet.
Mot i thatë.
Dëbora mbrinë pas heshtjes së gjatë.