Blerta Basha

Vjeshtë malli
Vjeshta sapo zbriti krahët,
Rrëzoi gjethet e mallit tim,
Çdo fletë që bie në tokë,
Mban në zemër një kujtim.
Era pëshpërit ngadalë,
Zërin tënd më sjell, oj nënë,
Malli i pashuar anembanë,
Në qiej të artë jeton.
Shpirti yt, si vjeshta e artë,
Në çdo degë rritet ngadalë,
Gjethet fluturojnë drejt yjeve,
Mallin tim sjellin te ty nënë.
Blerta.B.
3. Shtator 2026