Zgjedhja ime-Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

ZGJEDHJA IME
 
Në udhën time zgjodha të ec ngadalë,
me shpirtin e lirë e me mendjen lart,
nuk kërkova lavdi në një botë të verbër,
por dritën që lind nga një zemër e artë.
 
 
Zgjodha heshtjen kur fjalët rënduan,
zgjodha të vërtetën përballë çdo stuhie,
se shpirti nuk matet me gjërat që shfaqen,
por me gjurmët që lë në përjetësi.

 

Zgjodha të fal, kur dhimbja më preku,
të mbaj besimin edhe kur u zbeh drita,
se njeriu rritet kur zemrën e ruan,
dhe gjen në vetvete forcat e fshehura.
Zgjedhja ime nuk ishte rrugë pa plagë,

as një qiell gjithmonë pa re e pa shi,

por ishte udha që më bëri të kuptoj:

se veten e gjen vetëm duke qenë ti.