Zgjohu o popull-Gezim Bega

Zgjohu o popull
Si një uragan që godet brigjet,
largoheni të ligun si po duroni!
Akoma ju,s’po i kuptoni hilet,
vetëm mashtrime t’ju rroj timoni.

Ti shqiptar sa shumë po duron,
ke lënë kockat në rrugët e botës,
këta pashallarë rinin e larguan,
vijnë vërdall si mizat rreth tortës.

Melodinë e këngës e keni harruar,
Dorën e nënës që ju përkëdhelte,
puthjet e fëmijëve u kanë munguar,
tu zgjonte nga gjumi tu buzëqeshte.

Ngelëm ne këtu në rrugët e shkreta,
të boshatisura sikur ka rën bomba,
një kafe të zezë aa një paketë,
presim nga ju disa të holla.