Masllan Meçi
Dyqind e pesëdhjetë vjet sot rrezaton historia,
një flamur valëvitet me krenari e lavdi.
Nga zëri i lirisë lindi një ëndërr e madhe,
që ndriçoi botën me shpresë e drejtësi.
Amerikë, vend i mundësive pa kufi,
ku shumë popuj gjetën strehë e besim.
Në zemrën tënde u bashkuan ëndrrat,
me punë, guxim dhe përkushtim.
Sot është festë, një ditë e bekuar,
ku kujtohen ata që rrugën hapën me nder.
Lavdi historisë, lavdi sakrificës,
që mbollën paqen për çdo brez.
Le të valojë flamuri në qiell të kaltër,
si shenjë e unitetit dhe e shpresës së re.
Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara,
me paqe, miqësi dhe begati për mbarë njerëzimin!
