8 gusht ’91-Kledia Alizoti

8 GUSHT ’91
 
Për të mos harruar!
Hypi Shqipëria zbathur mbi “Vlorë” ,
me urinë në bark, e “Perëndimin” në sy.
njëzet mijë frymë mbi një hekur të ndryshkur,
Lanë, Durrësin pas, e nënën me vajin ngritur…

 

Adriatiku dallgë dëshpërimi përplasi,
njerëz varur kavove, trup më trup ngjeshur,
S’ dinin derën kujt po i zinin .
Veç nga sytë këmbët, të iknin…
 
E puthi “Vlora” , Barin, rëra u nxi nga njerëzit mbanë,
Njëzetë mijë frymë, buzët lagur me liri,
Shpresën e një populli mbarti deti në deje,
Dhe zinë e një kombi të tërë…