Drita Rubjeka Zeneli

Margaritë
( E risjellë, në kujtesë të një vjetorit të ndarjes nga jeta të artistes sonë të madhe Margarita Xhepa)
Ju rrallua tokës një margaritar i bardhë,
E si thesar u strehua në guaskën e ujtë,
Jo të gjithë i engjëllojnë qiellit,
Të rrallët si ty janë përmendore ngritur pa bujë,
Në katedralen e jetës i le hapur të gjitha dritaret,
E në të gjitha dritaret është ndezur një qiri,
Pranë qëndron portreti yt i yjtë,
Dhe si monument kulture, zëri yt.