Ju e kishit gjetur mënyrën për të vrarë..!!Vangjel Pellumbi

 
 
Ju e kishit gjetur mënyrën për të vrarë..!!

Me vetëdije, apo pa, e kishit gjetur,
Kishit gjetur mënyrën për t’vrarë.
Dikë e vrisnit duke heshtur,
E dikë tjetër e vrisnit me fjalë!

Me, apo pa vetëdije, ju bënit krime!
Vrisnit shpirtra në trupa të gjallë.
Ua përmbysnit botën, ua bënit thërrime.
Ju e kishit gjetur mënyrën për të vrarë!

Me vetëdije, apo pa, ju i paragjykonit!
Dhe lëndonit zemrat që s’kishin faj.
Aftësitë i kishit, për krime, që s’mendonit,
Se kishit mënyrën gjetur për t’vrarë!

E çuditërisht, bënit sikur ankoheshit,
Dhe fajin nuk dinit kujt t’ia faturonit.
Mundoheshit të ndërgjegjësoheshit
Dhe të gjenit kohën t’reflektonit!

Por, prej fatit kurrë s’pata frikë!
Se me varfërinë kam bashkëjetuar.
Kam ngjyer edhe bukën me kripë,
E lotin kam fshirë me baltën në duar.

Me dallgët, ulje-ngritje, siç është jeta
Ashtu isha mësuar edhe unë në shpirt.
Gjithë jetën me çarçaf të grisur fjeta,

Se vetëm shpresën kisha dritë.
S’i pata frikë të ftohtët dimrat e egër!
Me arnë shpirtin kam mbajtur.
Kështu kam vepruar, se e doja jetën,

Që ta mbushja atë që ish zbrazur.
Tani, rimendoj me flokë zbardhur,
I lirë, me ëndrra të copëtuara.
Dhe pres agimin të vijë lulëzuar.
Duke menduar si kaloi rinia ime pa u lumturuar.
V. Pëllumbi autori.
03/04/2026. Artë, Greqi.