Marissa Ashiku

***
U bë kohë e gjatë,
e gjatë sa gjysma e jetës së jetuar,
që frika ime e mposhti vetveten...
Aq kohë, sa nuk ia kujtoj dot
as aromën që më linte në shqisë
dhe as formën e hijes
ngjitur zhguallit të plagës…!
M'u desh fare pak,
një grimcë guxim
për ta jetuar veten të plotë,
ashtu si jam krijuar...!
M.Ashiku 20/3/2021