“Dom Kelmend Spaçi”-Dritan Mardodaj

“Dom Kelmend Spaçi”


Për ditë Pashke në Gllogjan
Vajti shkjau me karvan
Ditë e dielë 4 prill
U mbush vendi me katilë.


Shkuan serbët me milicie
Dhe metoda terroriste
Bash në kishën e Gllogjanit
U fut pjella e shejtanit.


I thanë: – Prift tash po m’i ndan
Katolikë nga myslimanë!
Katolik’t do t’i lirojmë
Myslimanët e dijmë ne ç’bojmë!

Çfarë po thua o mjeran
Këtu janë të gjithë alban
Neve jemi shqipëtarë
Dhe nuk bëjmë dallim fetar!


Nëse doni me vazhdu
Së pari m’qëlloni mu
E pastaj motrat e nderit
Por do shkoni ju drejt Ferrit!


Forcat serbe u hutuan
Dom Kelmendin kur dëgjuan

Ç’ti bëjme ne këtijë kleriku
Që s’e tut automatiku?!
Ky kleriku si kreshniku
Zbrapsi serbin o lum miku!


U tërhoqën me ngadalë
Si qeni me bisht ndër shalë.
I shpëtoi të gjithë albanët
Katolikë, dhe myslimanët
Dom Kelmendi Dom Kelmendi
Nuk harrohet testamenti.