S’do desha!
S’do desha të isha gjethe vjeshte
Që era të më shkëpuste lehtë
Të bija në tokë, s’e di ku
Pa zhurmë
Vetëm me fërshëlim fërë- fëre
Për tu kalbur në tokë.
Jooooo…!
Dua të jem LIS
Shekuj e shekuj të paloj
Me rrënjë të thella
Era të mos ketë ç’të më bëjë…!
Dhe…
Dhe kur të më vijë dita
Të kem lëshuar lastar lisi
Më të fortë se unë
Më jetë gjatë
Dal prej trupit tim
Si vazhdimësi
Jo thjeshtë si kujtim!
Lis më bënë mua
Të fortë
Jetëgjatë
Të pa trembur as nga stuhitë.
I falenderova dhe i falenderoj çdo ditë.
Sa pakë për ta…
Por shumë nëse mbeta LIS
Dhe prej shtatit tim erdhën super lisa
Më të forë,
Më madhështorë
Të më bëjnë krenar
Për t’mos u zhdukur
Për të sjellë të tillë LISA
NË PËRJETËSI
Nga fisi FAMOZ me emërin FIDA !
