Mr. Halil Alidema veprimtar shumë dimensional për lirinë e atdheut-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Mr. Halil Alidema veprimtar shumë dimensional për lirinë e atdheut

    Mr. Halil Alidema

Halil Alidema u lind, më 15 mars 1936, në fshatin Pozheran-komuna e Vitisë, nga Babë Behxheti dhe nënë Mirzadja.

Babai i Halilit, Bexheti ishte vetë i katërti vëlla: Jonuzin, Bejtën dhe Izetin. Halili ende pa u rritur pa masakrën e gjenocidin partizano-çetnik të serbëve ndaj burrave të Pozheranit dhe tragjedinë familjare, kur nëna Hanë, gjyshja e Halilit, mbeti pa katër djemtë e saj, pra ajo jetojë me nipa e mbesa. Partizano-çetnikët serbë ia vranë dy djemtë: Bexhetin dhe Jonuzin, ndërsa Bejta e Izeti nën udhëheqjen e atdhetarit Hysen Tërpeza, emigruan përmes Greqi, në Turqi dhe në Gjermani.

Bexheti la prapa 5 djem: Sokolin, Sadullahun, Halilin, Zejnullahun dhe Zeqirin dhe 3 vajza: Merrushen, Nazlien dhe Bylën. Për familje u kujdes nëna Mirzadja e gjyshja Hana, por barra e kryefamiljarit i ra mbi kokë vëllait të madh Halilit, Sokolit, i cili ishte 13 vjeç kur partizano-çetnikët ia vranë babanë.

Sokoli, si kujdestar i familjes luajti rolin e babait-Behxhetit, ai i shkollojë të gjithë vëllezërit, djemtë e nipat. Sokoli, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) e regjistrojë vëllain e tij Halilin në shkollën fillore të fshatit të lindjes së tij, në Pozheran. Halili ishte i zgjuar dhe kurreshtar për gjithçka, me intresim të madh i ndoqi mësimet e para te mësuesit e parë shqiptarë. Halili qysh si i ri e urrente padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar dhe atdheut të tij, nga pushtuesi serb, e cila dukuri u vërtetua shumë shpejt.Halili ishte nxënës i shkëlqyer dhe qysh në ciklin e ultë të shkollimit, ai shfaqi edhe talentin dhe prirjet për aktivitete të lira në gjimnastikë, muzikë dhe art.

Me kalimin e kohës në periudhën e rinisë, horizonti i tij i dijes vazhdimisht zgjerohej. Halilit qysh si i ri nuk i interesuan vetëm mësimit si shumë shokëve të tjerë, por ai kishte interesim për “punë më të mëdha”, ngase atë e brente brenga në shpirtin e tij çështja e pazgjidhur kombëtare. Te Halili vrehët pakënaqësa, revolta dhe një rebelim kundër sistemit pushtues të atëhershëm monist të partizanëve serbo-çetnik. Familja e tij ishte anatemuar që herët „armiqësore”. Fati i këtillë e përcjellë Halilin pothuaj gjatë gjithë jetës, gjatë shkollimit edhe gjatë shërbimit të tij si mësues.

Rrustem Berisha, e quante, Halilin, „djalosh i dëshirit“ i etshëm për dije edukim dhe arsimim, i cili mësyu shkollën e mesme. Halili në vitin 1954 u regjistrua në Shkollën Normale në Prishtinë dhe shpejt u afirmua si nxënës i dashur, i afërt, shok i sinqertë dhe besnik, që e donin dhe simpatizonin edhe profesorët e Normales-edukatorët e tij si: Jusuf Shushka, Abdullah Zajmi, Salih Nushi, Hasan Mekuli, Ali Hadri e të tjerë.

Halili nuk dallohej ndër shokët e tij në mësime, por ai shquhej për diçka tjetër, pikërisht me qëndrimin e tij burrëror, me pjekurinë e tij për “punë të mëdha”, për patriotizëm, për trimëri e guxim, për këmbëngulje e vendosmëri. Madje ai kundërshtonte haptas padrejtësitë e sistemit monist dhe shovinizmit serbo-sllav. Prandaj mësimdhënësit e tij shikonin te Halili një shtyllë të fortë në mbrojtjen e shkollës shqipe. Ai kishte emocionet e atdhedashurisë të cilat i shprehte edhe nëpërmjet sportit kur luante hendboll me kundërshtarët e nacionalitetit tjetër. Në shkollën Normale nxënësit dhe kuadri arsimorë solidarizoheshin me Halilin. Halili ishte bërë simbol i sportit kombëtar, e veçanërisht i hendbollit kosovar, si pjestarë i ekipit hendbollistik “Normalisti”.

Halili gjatë shkollimit të mesëm, në vitet e 1957-1958, shpreh pakënaqësinë kundër sistemit titist dhe simpatinë ndaj shtetit shqiptar, prandaj me shokët e shkollës: Bardhyl Nushin, Xhemajl Lalën e Nakije Nushin tenton të kalojnë kufirin për në Shqipëri, por nuk patën sukses, meqë kapen nga UDB-ja serbe dhe arrestohen, ai vuan dënim 6 muaj burg në Gjilan dhe si djalosh “i rrebeluar” dhe “i padëgjueshëm”, ai përballoi kamxhikun e pamëshirshëm të serbo-çetnikëve, armiqve të babait të tij e të popullit shqiptar.

Burgjet, torturat e ndjekjet serbo-sllave tërë jetën nuk iu ndalën, përkundër këtyre vuajtjeve, Halili, bëhet gjithnjë më i fortë e më i rrezikshëm për armikun. Për këtë rezistencë të vazhdueshme stoike, ai u bë dhe mbeti nxënësi më i dashur i gjeneratës së vet. Halili merrë krah e forcë plotësohet e bëhet më i fuqishëm edhe nga përkrahja morale e shoqes së shkollës, Teuta Kryeziut, me të cilën më vonë do të lidhin kurorë të dyfishtë: kurorë jetësore dhe kurorë të idealit të lirisë e të pavarësisë.

Veprimtarinë edukativo-arsimore të Halilit me bashkëshortën e tij Teutën, pas mbarimit të Normales në Prishtinë, karrierën e tyre të mësuesisë e filluan në fshatin e largët malor, në Firajë të komunës së Shtërpcës.

Halili dhe Teuta me entuziazëm të mëdha filluanë t’i arsimonin vogëlushët e shkollës së fshatit Firajë. Ata u bënë të afërt e të dashur për nxënësit e tyre, punonin pa ndërprerë tërë ditën, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, puna edukativo-arsimore e tyre nuk kufizohej brenda katër mureve apo oborrit të shkollës, ata u bënë mësues të popullit, i cili popull në atë kohë ishte pak i arsimuar.

Halili vënte kontakt me fshatarët, shpejt i përvetësoi ata të kenë besim të plotë në mësuesin e dashur dhe të nderuar, në aktivitete të ndryshme në infrastrukturë të fshatit si: meremetimin e rrugëve, elektrifikimin e fshatit, rregullimin e oborrit të shkollës etj, ai te fshatarët ushtronte edhe ndikim të madh politik e patriotik, të cilët iu bënë krah i fortë dhe bashkëmendimtarë në realizimin e synimeve drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu edhe mësuesja Teuta Kryeziu – Alidema, shkonte shtëpi më shtëpi dhe vënte kontakt me vajzat e gratë fshatare të Firajës, me modestinë e fisnikërinë e saj si mësuese e zellshme, me moral e ideale të larta në rrugën e edukimit e arsimimit të femrës shqiptare, ajo përvetësoi dhe i bindi se shpëtimi ynë është arsimimi i vajzave dhe grave shqiptare, në këtë mënyrë ajo (Teuta), ato do t’i bëheshin krah burrave të tyre, pra të shkolluara dhe të arsimuara ato i shërbejnë popullit dhe atdheut.

Halili dhe Teuta më vonë vien në vendlindjen e Halilit, pra, në Pozheran ku punësohen si mësimdhënës në shkollën 8-vjeçare. Këtu, e gjallëruan jetën kulturore të shkollës, së fshatit dhe të rrethinës së tij; gëzonin përkrahje e respekt nga nxënësit edhe nga të gjithë banorët. Halili këtu ishte edhe më i fortë edhe më i përkrahur, kështu që ishte shembull kjo shkollë, jo vetëm për shkollat e komunës së Vitisë, por për të gjitha shkollat e rajonit të Anamoravës.

Mirëpo, sukseset e Halilit, u ranë shpejt në sy sigurimit shtetëror, UDB-së jugosllave, prandaj bëhet përcjellja e Halilit në çdo hap, për t’i ikur përcjelljes së udbashëve, Halili bashkë me Teutën, më 1962 u punësuan në shkollën 8-vjeçare të Malishevës, me ndihmën e Qerim Gashit. Halili e Teuta kudo që punuan, zhvilluar një veprimtare edukativo-arsimore të fuqishme, ngjallën dashurinë e ndjenjën atdhedashëse e arsimdashëse te populli shqiptar.

Halili, me përkrahjen e akademik Ali Hadrit, filloi punën në administratën e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, këtu zgjeroi rrethin e shokëve e miqve të vet, jo vetëm ndër punonjësit e administratës së Fakultetit, por edhe ndër profesorë e ligjërues, gëzonte respekt e autoritet të madh si njeri i fjalës e i besës, si guximtar dhe i vendosur. Halili u nxit të filloj studimet në Fakultetin e Drejtësisë, të cilat studime i kreu me sukses. Halili gëzonte autoritet edhe te një numër i madh i studentëve të mbarë Universitetit të Prishtinës, te të cilët pati ndikim dhe frymëzim në demonstratat e vitit 1968, e veçanërisht në ato të vitit 1981, për të cilat dënohet 11 vjet burg të rëndë si udhëheqës i “Grupit të Intelektualëve Shqiptarë”, bashkë me Ukshin Hotin, Ekrem Kryeziun, Shemsi Reçicën, Mentor Kaçin, Hilmi Ratkocerin e të tjerë.

Viti i dmonstratave 1968 për avansimin e drejtave kombëtare, Halilin e gjeti student të Fakultetit të Drejtësisë, të cilin e mbaroi në vitin 1973. Nën ndikimin e profesor Ali Hadrit, Halili i filloi studimet pasuniversitare dhe më 1978, ai magjistroi në shkencat historike me temën: “Paqa e Shën Stefanit dhe Ballkani”.

Meqë për pushtetin serbo-sllav ishte i papërshtatshëm ai nuk u lejua të punonte në Fakultetin Filozofik si kuadër arsimor ishte i ndjekur dhe i përcjelluar nën hetimet e sigurimit serbo-sllav, për shkak të arrestimit të tij, Halilit i mbetet pa realizuar teza e doktoraturës me titull: „Fuqitë e Mëdha dhe Ballkani“

Edukata burrërore familjare patriotike i shërbejë Halilit si bazë e fortë kombëtare në të gjitha periudhat e tij të jetës, në kthesat e mëdha historike, duke përjetuar një shtrirje gjeografike të ndikimit të tij dhe autoritetit të tij si personalitet në mbarë truallin shqiptar…

Halili shikohet i pari si prijës e udhëheqës, ose ndër të parët që mbanin përgjegjësi dhe obligim t’i shtynin dhe t’i zhvillonin proceset politike përpara, prandaj si i tillë ra i pari në konflikt me okupatorët serbo-sllav, shërbejë si mbrojtje e forte e rrethit familjarë e shoqëror, por edhe si nxitës në përqafimin, bashkimin e përkrahjen morale e fizike të ideve patriotike për çlirimin e atdheut.

Halili shpaloi flamurin kombëtar në fshatin e tij të lindjes në Pozheran, në natën e 27 nëntorit në shtëpi të Berat Zenunit e pastaj e vendosi atë mbi derën e banesës së vet ku qëndroj për plot 1 muaj. “Filozofia politike dhe kombëtare e Halilit u manifestua me vrullin më të madh në demonstratat e përgjakshme të vitit 1968, kundër sistemit robërues”, për të drejtat kombëtare.

Për shkak të pjesëmarrjes aktive në këto demonstrata, ai u dënua me disa muaj burg të rëndë në kazamatet serbe, nga pushteti monist serbosllav i asaj kohe. Veprimtarinë e tij patriotike, ai e vazhdoi edhe në shkrimet e veta, duke pasuruar aktivitetin politik e patriotik me anë të pendës. Shkrimet e veta ai kurrë nuk i ndërpreu, ato sa vinin e shtoheshin, varësisht nga frymëzimet dhe ngjarjet, si: “Rrëmihësit e varreve”, “Rrënjët e trollit tim”, “Filozofia e së vërtetës”, “Vjersha të kohës së nxënësve” e shumë punime të tjera nëpër gazeta e revista aktuale të kohës. Veprimtaria e tij më e plotë shkencore dhe poetike u plotësuar me botimin e tri vëllimeve të tij, që panë dritë më 2004, siç janë: “Paqa e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit”, “Dialogu me kohën” dhe “Pakoha”, që u botuan nën përkujdesjen dhe financimin e së bijës Lindita Alidema-Kokollari dhe dhëndrrit Hamzë Kokollari.

Veprimtaria politike, patriotike e shkencore e Halil Alidemës nuk pushoi as në burgjet e Prishtinës, Mitrovicës, Beogradit apo edhe te Pozharevcit, por përkundrazi shtoi dhe forcoi moralin kombëtar të tij. Halil Alidemën e shohim të marrë pjesë aktive edhe në Lëvizjen Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, që filloi punën e vet me 2 shkurt 1990 me iniciativën e rinisë studentore e të një grupi intelektualësh të prirë nga plaku i urtë profesor Anton Çeta. Halili në fillim ishte pjesëmarrës në themelimin e LDK-së, e udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova. Mirëpo duke mos u pajtuar me politikën e tij paqësore, ai themeloi partinë e Unitetit Kombëtar-UNIKOMB-in, në krye të së cilës qëndroi me vite të tëra derisa ishte gjallë.

Qëndrimi në Kosovë I atdhetarit të madh, Halil Alidemës ishte i rrezikshëm, nga se atij I rrezikohej edhe jeta nga terrori e dhuna shtetërore ushtarako-policore millosheviçjane, ai nuk kishte tashmë hapësirë në Kosovë për të vepruar, prandaj ai u shtrëngua që veprimtarinë e tij politike dhe organizative ta vazhdojë jashtë Kosovës në ekzil në formanga më të ndryshmet.

Halili së pari ishte vendosur në Maqedoni në 1992 te ca shokë në Shkup, të cilët e përkrahnin moralisht, politikisht, dhe materialisht si: Milaim Selimi, Beqir Mustafë Kabashi, Daim Hyseni, Driton Salihu, Xhevat Ademi, Kadishe Hamiti e shumë të tjerë.

Halili me kalimin e kohës ilegalisht kalojë kufirin shqiptaro-maqedon, dhe u vendos në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, ku si kryetar i UNIKOMB-it zhvilloi aktivitete të intensifikuara në shumë fusha. Halili ishte organizues i parë i stërvitjes së guerilës së UÇK-së, si diplomat, politikan e orator, ai ishte  pjesëmarrës në Konferencën e Maltës, e cila ishte mbajtur në janar të vitit 1993, në të cilën morën pjesë delegacionet e më shumë se 30 vendeve të Mesdheut me temën: “Për Paqe, Demokraci dhe Bashkëpunim”. Në mënyrë të denjë. Halili me argumente dhe fakte bindëse, e kishte përfaqësuar Republikën e Kosovës, ku ai me tu kthyer nga ky takim kishte dhën një intervistë në RTSH-së, më 17 janar 1993 me titull “Kosova Dëshmonë”, e cila intervistë gjendet në fondin e arkivit personal.

Në projektet kombëtare të Halilit në Tiranë dhanë kontribut të çmuar edhe shokë të tij siç ishin: Fluturak Gërmenji, Vladimir Beja kolonel admiral rezervë, Ramazan Sala, Uzeir Dervishi e shumë të tjerë.

Zonja Marjana Gramdis deputete e njëkohësisht kryetare për politikën ndërkombëtare të Austrisë, më 21 gusht të vitit 1992, zhvilloi një bisedë me kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar të shqiptarëve në trojet etnike, me zotin Mr. Halil Alidemën, i cili ndodhej për një vizitë pune në Austri.

Jeton Kuta zhvilloi një intervistë me Mr. Halil Alidemën, me rastin e kësaj vizite në Austri, ku tashmë ishte bërë pararendës i UÇK-së, meqë ai u mor me organizimin dhe vendosjen e ushtarëve shqiptarë nga Kosova në disa qendra stërvitore në Shqipëri, që njëherit ishte i emruar komandant i parë i grupeve të njësiteve guerile, që vinin nga trojet shqiptare për t’u stërvitur në Shqipëri. Halili bënte sigurimin e kuadrit të oficerëve, pedagogëve e ushtarakëve, për organizimin ushtarak të gueriljes, ai siguronte mjete financiare, teknikë luftarake e uniforma.

Punë shumë e rëndësishme ishte bërë në vitin 1995-1996,kur ai arriti me sukses të krijojë baza stërvitore në Shqipëri, më saktësisht në Palestrën Sportive “Partizani” në Tiranë, ku udhëheqës i grupit stërvitor ishte me pseudonimin “Agron Ligata”,pastaj ishte Qendra e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeu” në Tiranë, ku, njëra nga këto baza, ku nën Komandën e Shtabit Operativ të asaj kohe janë stërvitur edhe Komandantët Legjendar të UÇK-së-Adem Jashari dhe Zahir Pajazit

Halili kishte dhën një kontribut të çmuar në botimin  e librit, “Libri i Bardhë” në 11.000 ekzemplarë, me emrin “Zani i Kombit” që kjo vepër ishte botua në 5 gjuhë: shqip, anglisht, italisht, frëngjisht, dhe serbisht.

Jeta e atdhetarit dhe patriotit të madh Halil Alidemës është shumë më e pasur se kjo që mundë të shkruhet përmes një artikulli gazetaresk, meqë ai në të ardhmen do të jetë burim i pashterrshëm studimi nga shumë historianë, kritik letrarë e atuobiografë për veprimtarinë madhështore të tij,që bëri në shërbim të lirisë së atdheut.

Edhe pse Halili përjetoi shumë vështirësi e pengesa, mundime e tortura, ai kurrë nuk u thye, nuk u dorëzua pranë armiqve, përkundrazi, ai ishte bërë më i madh, më i njohur, më i dashur, më i frikshëm kundër armikun ngase jetoi, veproi e luftoi dhe mori frymë për një popull, për një komb e për një atdhe.

 Atdhetari i madh Mr. Halil Alidema ndërrojë jetë më 19 mars të vitit 1993, ai u përcoll në banesën e amshueshme në Tiranë, në mënyrë madhështore me pikëllim nga miqtë e dashamirët e kombit, me nderime të mëdha, prandaj sot shkolla Fillore dhe e mesme e ulët në vendlindjen e tij në qytezën e Pozheranit e poashtu edhe rrugicat që gjenden në vende të ndryshme të Kosovës si në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj e të tjera mbajnë me krenari emrin e patriotit të kombit Mr. Halil Alidemës.

Atdhetari Halil Alidema me bashkëshortën, Teuta Kryeziu-Alidema, lanë pas vehtës tre fëmijë: Djalin Atdheun dhe dy vajzat, Lindën dhe Yllkën, të cilët tani jetojnë jashtë Kosovës, familjarët e Halilit ndihen krenar me veprën e babait të tyre, Halilit… Lavdi jetës dhe veprës së patriotit Halil Alidemës!…

Shkruan: Sami ARIFI