Thyerja e besës-Shkurte Berisha

THYERJA E BESËS
U thye besa,nga qielli ra
Kërcitja u dëgjua në përndim të diellit
Grimca pluhuri u ngritën hava
Sa mbuluan dhe retë e qiellit.
Në vendin ku ra u hap një gropë
Që nuk dukej, as fillim,as fund
Toka u copëtua në mijëra copë
Më shumë se tërmeti, njeriun e shkund.
Ajri u shpërbë në molekula
Mbizotëronte dioksid karboni
Nga forca u prish edhe formula
Në grimca u nda dhe emocioni.
Shkurte Berisha 06 Prill 2026
 
 
TEKANJOZE
E dua ,nuk e dua
Më pëlqen,s’më pëlqen
Ç’janë këto që thua?
Ç’është ajo që po bën?
Tekanjoze ti je
Ç’thua sot,s’e ke thënë dje
Je e ëmbël lozonjare
Por, aspak nuk je lojtare.


Tekat i ke për vehte
Të ëmbla si mjaltë blete
Ashtu je shumë e vërtet’
Me një fjalë shkakton tërmet.


Shkurte Berisha 04 prill 2026
 
FJALA E SHKRUAR NË GUR


Në heshtjën e gjatë të kohës
Një fjalë u gdhënd në gurë
Ishte një premtim ngrohës
Që fjala nuk thyhet kurrë.


Era fryn shumë e fortë
Por s’mundet dot ta fshijë
Fjala mbyll çdo portë
As dielli s’mund ta nxijë.


Dhe shiu kur e lag’
Nuk i shkakton plag’
As bora kur shkrin
Fjalën nuk e fshin.
Kalojnë me mijëra vitet
Fjala mbetet e gjallë
Ajo nuk mund të vritet
Kohës i bën ballë.
Shkurte Berisha 19 Mars 2026