Elpiola Lluka

“Kujtimi yt lulëzon”- (krijuar nga Elpiola Lluka, në kujtim të 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të babait)
Me petale qershie çel kujtimi,
dhe zogjtë këngë vaji kompozojnë…
Nëpër degë pikon shkëlqimi,
i lotëve të vesës që gjethet lëmojnë…
Gjelbërimi rrahje zemre mbulon,
dhe notat e mirësisë kraharorin blerojnë…
Dashuria e pashtershme lulëzon,
në deje melodi nostalgjie jetojnë…
Sa shpejt koha po vrapon,
por akrepat gjithmonë në fillim
prilli ngrijnë…
Pranvera portretin tënd kujton,
e filiza bardhësie çdo shpirti i mbijnë…