


Në Katundin Bozofcë e Tetovës u mbajt Festa e Karnavaleve Ilire të Malësisë së Sharit një festë e kamoçme që simbolizon ardhjen e pranverës dhe trashëgimisë traditave të atyre anēve që edhe pse koha e errët ( me apo pa mbështetje financiare) kjo festë triumfon prej vitesh që nga kohët e lashta.
Atmosferë feste i dhanë zëri dhe kënga artistëve rapsodët tanë kombëtarë vll Jashar &Idajet Sejdiu.Reshit Salihi.Halim Rakipi.Valon Merxhani.
U mbajt referat nga Kryetar i IGFM .Idriz Sinani .z.Klajdi Lulollari.prof Shefki Selami.etj…
Kisha nderin të jem e ftuar në këtë festë të përmasave mbarëkombëtare .emocion dhe lotë gëzimi.këngē e valle .lodër e curla .një ritual tepër të lashtë që ruhet prej shekujsh me fanatizëm dhe me plot meritë e atdhedashuri profesionalizëm nga profesor i palodhur Neshat Mehmeti.
Një meritë dhe falenderim për mediumet .Gazetare. Xhemazije Rizvani..Blerim Jakupi..Tv Koha Tetovë..Ali Salihi .
Festa paqim gjithnonë trojet tona etnike tiua trashëgojmë brezave me radhë.
Përshëndetja ime me pak vargje.
I: Nga Korabi rrugën kam marrë.
Tiu vijë në sofër o Shari Malêsisë.
Veshë me tirq e kësulë të bardhë.
Në troje të mia të shqiptarisë.
Të ushtoj sot lodra n.kangë e valle.
Në Bozofcën ton Ilirjane.
Kudo m.presin gjithē vllazënia.
Ktu ban darsën Shqiptaria.
Çon selam Drini e Radika.
Mi pêrshëndet trojet e mia.
Mi përshëndet vllazninë matanë.
Mi la koha kufijsh tē ndamë.
Në troje të mia ka ardhë pranvera.
Festē ka sot Bozofca ime.
Në kto bjeshkë male e shkrepa.
Uron motra prej Shqiperie.