Rojë dielli-Sheqere Sina

AUTORE :SHEQERE SINA OZUNI
 
 
ROJË DIELLI
 
Një re e zezë e madhe si dragoi,
u hap në qiell dhe diellin e pushtoi.
U bëra erë dhe flaka tutje renë,
me sytë e mi, që kurrë gjumë s’flenë.
Largohu nga dielli, i thashë, ti shpirt i zi,
se dielli sjell në tokë lumturi!
Jam rojë e diellit kam kohë. Dhe sot,
me diell gjithë shpirtin e kam të mbushur plot.
2-
“Kur zhurma sundon, drejtësia hesht”
Kosherja pa Mbretëreshë 
Fabula për realitetin tonë
Kosherja mbeti pa mbretëreshë.
Dhe me të, humbi edhe drejtimi.
Bletët vazhduan të punojnë,
por askush nuk i dëgjonte më.
Grerëzat dolën nga hijet
dhe nisën të komandojnë.
Jo se ishin më të afta
por sepse flisnin më fort.
Të mençurit heshtën,
dhe heshtja u mor për dobësi.
Ngadalë, helmi u quajt mendim,
dhe zhurma fuqi.
Kosherja nuk u rrëzua menjëherë,
por u prish nga brenda.
Në qytete, zyra, dhe klube të vendimmarrjes,
ndodh e njëjta gjë:
ata që dinë heshtin,
dhe zëri i zhurmshëm merr fronin.
Morali:
Kur të mençurit heshtin, zhurma sundon.
Dhe ata që do të trashëgojnë botën fëmijët, qytetarët ndikohen nga helm që duket normal.