JELEKU ANTIPLUMB
Jeleku antiplumb mbi kraharor rëndon
Të mbron nga jashtë,kur rreziku të vjen
Por mendimet brënda teje ai ti kufizon
E ke të veshur e rehati prapë nuk gjen.
Plumbi ndalet,por frika jo gjithmon’
Ç’vlerë ka kur nga vetja s’të mbron?
Të mbron,të ruan të gjithë më thon’
Mbaje veshur, mos e hiq se gabon.
I rëndë është jeleku,frymën ta mer
S’të ruan nga rreziku ,as të ruan nder
Mer frymë e lirë dhe hiqe jelekun
Kaloje pragun,kapërceje hendekun.
Shkurte Berisha 09 Prill 2026
FLUTURA KRAHËSHKRUAR
Ti moj flutur krahëshkruar
Krahët bukur pikturuar
A mos vallë ke harruar ?
Qiellin ku ke fluturuar?
Nëpër lule ke qëndruar
Me erën je përshendetur
Nëpër diell je zbukuruar
Krahët mbetën të paprekur.
Nëpër fusha ke kaluar
Botën bukur ke ndriçuar
Në çdo zemër ke qendruar
Si një ëndërr e paharruar.
Fluturo lart pa u ndalur
Mos u tremb nga rrugë e gjatë
Gezim ti tek ne ke ngjallur
Tek ne do kthehesh prapë.
Shkurte Berisha 10 Prill 2026
