
Me motra e vëllezër
Për një përqafje me aromë babe
në fluturim motrat e me shpejtësi ere
i kapërcejnë malet.
E mirë është bota
me motra e vëllezën.
Edhe kur fati i ndan me një lumë
pa një vig e pa urë
qe breg më breg zbret përherë turbullue
e gjithmonë me vrullë,
dragoj bëhen vëllezërit e motrat flutura
në përqafim me u bashkue.
Edhe kur toka keq është terrue
pa diellë e pa hënë
shpirti i prindërve për ta dritë bëhet
e udha e bashkimit s’terrohet kurrë
në përqafje malli me aromë babe
e aromë nëne.
E mirë është bota
e do të jetë përherë edhe për të tjerë,
kur vllaznisht shkojmë mirë
e me gojën e ëmbël e me shpirtin si bora shtojmë motra e vëllezër
me një mirëmbrëma
a mirëmëmgjes.