“Eliot Engel”-Dritan Mardodaj

“Eliot Engel”

Lart në qiell u ngrit një ëngjëll
Emrin i tijë, Eliot Engel
Në Kosovë ambasador
Tha që serbët bëjnë terror!

Kongresmeni i shqiptarisë
Si Tribun i vegjëlisë!
Dëshmoi krimet e Serbisë
Masakrat ndaj popullsisë!

Goxha Burrë me gjak fisnik
Bash si me qenë Ilirik
Ky vigan i politikës
Përfaqësues i Amerikës.

Gjithashtu dhe Dardanisë
I dha votën e lirisë
: – Falemnders, thotë Dardania,
Pa të s’do t’vinte liria!

Sa shpejt Ike more Mik
Seç na le dhe një boshllik
Një dhimbje, një pikëllim
Fluturo lart gjer n’amshim!

© Dritan Mardodaj