Dashuria për jeten-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

 
Vjen një moshë dhe ti nuk
je më ajo që ishe dikur.
Trupi ndihet i lodhur,
lëkura fillon e lëshohet ,
bërë më e butë.
Truri, jep sinjalin se nuk gjen
vend bosh të përthithë
programin e ditës.


Zemra ndryshon ritmin,
Atëherë, fillon të kuptosh se jeta
nuk është më ëndrra e bukur
fëmijërore, e pafundme.
Kupton se streset dhe hallet
të kanë
ngrënë gjysmat e viteve.


Kupton se, dhënë rëndësi punës
për mbijetesë
humbe njerëzit e dashur përreth .
Humbe kohën dhe moshën më
të bukur.


Aty ku arsyeja ulet këmbëkryq,
ti fillon kujdesesh për veten.
Bën gjëra të rëndësishme
që më parë të janë dukur
të pavlefshme.


Organizon jetën në mënyrën
më të mirë të mundshme,
bërë ato që ke lënë pas
dore dikur.


Kupton vlerën e kohës,
fillon dashuri të reja,
kultivon lule, mbjell kujtime,
dëgjon muzikë klasike,
diskuton me zë më të ulët.


Dhe nëse të ka mbetur
ndonjë çmenduri
pa bërë, asnjëherë
nuk është vonë.
Bëje, për të kuptuar se ke jetuar!
Jetoje deri në fund....