Shkruan: Sami ARIFI
Naltë ke hypë e s’po ditën!
Kam hypë sa dij,
me pas hypë sa s’dij!
Qiellin me dorë kisha mbrri!
Nuk dinë e paguhesh,
paguhem sa di!
Me u pagu sa s’di,
arkën e shtetit e kisha fshi!
Ata që s’dinë,
arkën e shtetit për vehtën e fshin!
Naltë kishin hypë, gjë s’dijnë,
qiellin me dorë, ju duk që e mbrrijnë!
Përtypën e krenohën,
u rrëxun e s’po çohën!…
Veç për t’qenë t’parë,
donë shtëpinë e vetë me kallë!