Migel Flor

Burrat shqiptarë të parët në listën Ballkanike…
Burrë nuk të bën ngritja e zërit,
as forca e grushtit,
as akuza që hedh mbi të tjerët.
Burrë të bën fjala me peshë e fakte
dhe besa…
Të bën mënyra se si qëndron përballë një gruaje
Pija me masë të bën mik në tavolinë, dollibash të gëzuar mes të gjallëve,
por tepria të zhvesh nga dinjiteti
dhe të kthen në karagjoz, në barbar të vetes.
Zotëri nuk është ai që flet më shumë,
por ai që di kur i vë “stop” fjalës…
Ai që kontrollon çdo fjalë, çdo nerv, çdo shpërthim.
Burrë është ai që mposht veten,
jo të tjerët.
Ai që mban xhelozinë nën këmbë,
mllefin në zinxhir,
vesin në kontroll …
Kush shan një grua në emër të familjes,
kush gjykon cdo miresjellje të saj,
nuk është burrë ..
Por një mashkull i quajtur turp.
Pushteti i xhepit nuk ndërton njeri.
Pasuria nuk krijon karakter.
Burrëria nuk matet me çfarë ka,
por me çfarë është.
Dhe ajo që e bën burrin të vërtetë
është sjellja,
është përmbajtja,
është shpirti dhe goja që nuk di të përçmojë të ofendojë e të vras!
Migel Flor