Dashuri me hare
Në kopshtin e zemrës sime,dashuria lulëzon
Si një lule e rallë,e butë dhe e ndritshme
Shiqimi yt sikur e shpërndan buqete me lule.
Ti m’a sjell sinjalin e shumëpriturës pranverore
Shtati yt sikur fluturimi i dalëndyshes kur e gjen folenë
Në këtë botë të mrekullueshme të ndarë me ty
Gjej bekimin më të madh,gëzimin më të thellë.
Me një shikim tënd,marr frymë me magji
Aludoj se edhe mëngjezi agon për ne të dy
Po ashtu nata bie duke vallzuar Yjet me dritë
Gjurmët e hapave tua,më udhëheqin nga hareja.
Dhe në vargun e duarve të tu,gjej sigurinë time
Në trupin tëndë e gjej shtëpinë tonë.
Kemi një frymëmarje të përbashkët
Në përqafimin tënd, gjej strehimin tim
Dashuria jonë e lumtur shëndrit si yll në errësirë
Në ecjen tone të bashkuar në rrugën e jetës
Gjej forcën dhe kuptimin më të madh.
Dashurinë tone të lumtur e ndjej thellë
Është gërshetim i shpirtrave,binjakë
Koha e kaluar me ty,më ka ngjallur si Feniks
Në këtë histori dashurie,jemi heronjë të pashuar.