Tu shtoftë nuri-Miranda Troci Derti

Tu shtoftë nuri!
(Lirikë këngë mbrohet autorësia )
Nē rreth të syve tuj dashninë kam shkrue.
Be kam ba deri në varr të due.
Shtatë dredhur moj po më çmend.
Siluetë më shfaqet ai nuri tënd.
M’ëmbëlton mëngjeset ç’më derdhë nurë.
Tu bëfsha kurban marrshë jetë nga ditēt e mia.
Ti je kënga ime që s.më shterë kurrë.
M’ke bërë të kuptoj çka ashtë dashnia.


Nuri yt i ëmbël më ka nxjerrë prej veti.
Nē mē lypset për ty sytë kisha dhanë.
Se t.kam dritë dashni ta them prej t’vërteti.
Për atë nurë derdhur shpirti don me m’lanë.


Emrin me ta zanë nji mijë m’bahet dita.
Me gjumë s’jam ngijë e s’di kur zbardhë drita.
Gjunjët m’kanë lëshue e kam ra përdhe.
Frymë dot s”marr e pa shpirt më le.
Do t'më ngjallë ai nurë edhe shpirti me m.lanë .
Gojë s'do të kemë me shpirtin nën dhambë.
Ti këndojë për ty këngët e dashnisë .
Shëndrit nuri yt miks i bukurisë.
Shkroi !
Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!