Do t’shkruaj për ty o nëna ime e mirë-Tomi Buzi

Do t'shkruaj për ty o nëna ime e mirë,
Për gjithëshka që mban emrin tënd ,
Për ditëlindjen s'të erdha do në të gdhirë ..
Të kërkoja shpirtin ku prehet, në cilin vend !
Të sillja pak trishtim nga syt e mi ..
Për atë shpirt, ku dhimbja bëri fole,
Përkulur para teje ende si fëmijë ..
Përhumbur, me sytë n’qemerin e gurtë,
përdhe !


Se di nëse dhimbjet kan pushuar aty..
Poshtë, me tokën e ftohtë mbuluar ,
Por s’të erdha të shiheshim sy më sy ..
Ditëlindjen tënde për të uruar !


E hidhur, e përmalluar ditëlindja jote ,
Pa buzëqeshjen tënde të heshtur nën,
Të merja pak reze nga dielli i kësaj bote..
Të ndriçoja përjetësinë e shpirtit tënd !
S'di si të t'uroj ditëlindjen nëna ime ,

Ndoshta përqafuar në mermerin e zi,

Se di në më dëgjon aty nën thëllime :

Emrin ta kam shkruar lart,

në përjetësi !
Tomi Buzi.