Nga CIKLI: "TRIPTIKËT " Një koment dashamirës për këtë TRIPTIK nga kolegu dhe studiuesi i nderuar Prof. Dr. Agim Sallmani: "Një triptik i thjeshtë në formë, por i thellë në ndjenjë. Dashuria këtu vjen si masë, mister dhe robëri njëkohësisht, herë shuhet me pikatore, herë fshihet në zemër, e herë të lidh pa pranga. Një poezi që të kujton: dashuria nuk matet, vetëm ndihet. Respekt poet Kujtim N. Mullai! Prof. Dr. AgimSallmani" ---------------------------- S'KA PESHORE DASHURIE - A - Edhe gjella më e preferuar, Po u vele, nuk të hyn në sy. Eh,sa mir' e ditka këtë femra, Kur me pikatore ta shuan etjen ty! - B - Sa të dua, E di vetëm zemra tek unë! Sa më do, E di vetëm zemra tek TI! Fjalët hidhen si gurët në lumë; Ec e gjeje ç'mban zemra në gji! - C - Sa më e thellë dashuria, Aq më e madhe robëria!... Mos ju duket çudi: Shpesh, edhe skllavi në liri, Për ishpronarin ka nostalgji! 15 prill 2026