S’ka peshore dashurie-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "TRIPTIKËT "
Një koment dashamirës për këtë TRIPTIK
nga kolegu dhe studiuesi i nderuar
Prof. Dr. Agim Sallmani:
"Një triptik i thjeshtë në formë,
por i thellë në ndjenjë.
Dashuria këtu vjen si
masë,
mister dhe
robëri njëkohësisht,
herë shuhet me pikatore,
herë fshihet në zemër, e
herë të lidh pa pranga.
Një poezi që të kujton:
dashuria nuk matet,
vetëm ndihet.
Respekt poet Kujtim N. Mullai!
Prof. Dr. AgimSallmani"
----------------------------
S'KA PESHORE DASHURIE
- A -
Edhe gjella më e preferuar,
Po u vele,
nuk të hyn në sy.
Eh,sa mir' e ditka këtë femra,
Kur me pikatore
ta shuan etjen ty!
- B -
Sa të dua,
E di vetëm zemra tek unë!
Sa më do,
E di vetëm zemra tek TI!
Fjalët hidhen
si gurët në lumë;
Ec e gjeje
ç'mban zemra në gji!
- C -
Sa më e thellë
dashuria,
Aq më e madhe
robëria!...
Mos ju duket çudi:
Shpesh,
edhe skllavi në liri,
Për ishpronarin
ka nostalgji!
15 prill 2026