Kujtime të shpikura-Shkurte Berisha

KUJTIME TË SHPIKURA
Kam kujtime të bukura nga një vënd
Që nuk e kam vizituar asnjëherë
Isha ngjitur lart, në një shkëmb
Dhe këmba më shkelte butë në rërë.
Mbaj mënd një rrugë qe s’kam kaluar
Në dritare vazo lule ishin vendosur
Mbaj mënd një njeri që s’e kam takuar
Në një qoshe rrinte i brengosur.


Në një qytet që në hartë nuk gjendet
Kam humbur dikë që s’e kam njohur
I kam vizituar unë të gjitha vendet
Nga bukuria e tyre jam marrosur.
Ndoshta, kujtimet s’kanë nevojë për të vërteta
Mjafton zemra t’i ndjejë e ti ruaje si thesar
Ato shëtisin ngado ,si flutura krahëlehta
Që fluturojnë në livadhe të gjelbërta me bar.