Kush je ti që flet për mua
Kush je ti që flet për mua,
kur nuk ke jetuar asnjë hap të jetës sime.
.
Kur nuk njeh heshtjen time,
si më njeh pa më kuptuar?
.
Kush je ti që flet për mua,
kur as emrin tim s’e ndjen?
.
E vërteta ime s’jeton në fjalët e tua,
unë jam më shumë se çfarë thua.
.
Kush je ti që më buzëqesh,
kur pas shpine thikën nxjerr?
.
Flet për mua me “kompetencë”,
duke harruar që jetoj jetën time.
.
Dhe prapë flasin për mua,
pa më jetuar asnjë ditë,
por unë nuk jam fjala e tyre…
unë jam e vërteta ime.
.
Nuk më përcaktojnë zërat e të tjerëve,
as hijet që flasin nga larg.
Unë eci në jetën time
dhe nuk kthehem për askënd.
