
ZHGËNJIMI
Të zgjodhi si shokun më të mirë,
të besoi me sy mbyllë ,
një ditë të ngriti në pozitë,
në çdo errësirë të bëri dritë!
Të besoi çdo sekret,
madje edhe ditën kur ka me vdek’,
e ti, në fund e tradhtove
këtë nuk e priste ,
sa shumë e lëndove….!
Zhgënjimi në popull u bë aq i madh,
sa edhe bilbili e vajton në mal,
çobani e bëri melodi me kavall…!
05.04.26