“Toka mes Kohës dhe Hapësirës- Earth between Time and Space”-Elpiola Lluka

“Toka mes Kohës dhe Hapësirës- Earth between Time and Space” -(krijuar nga/copyright ©️ Elpiola Lluka, dedikuar Ditës Botërore të Tokës- dedicated to Earth Day.)
 
Me galaktikën në vallëzim,
kurora e Tokës po shkëlqen...
Miliarda vite më parë krijim,
bashkim materiesh në shpërthim,
me përqafim të blertë sot vjen...
Mori gjallesash erdhën në jetë,
mes tyre frymon edhe njeriu;
Nëpër pyje mbetur të shkretë,
kur egoja gjelbërimin përpiu…


As vetë forcat gravitacionale,
nuk e mposhtën dot grykësinë…
si vullkan ndienjat irracionale,
djegur me magmën dhe pabesinë,
në zemër kanë zaptuar njerinë!


Një oqean dëshirash i pafund,
qëndron midis kohës e hapësirës…
Meridiani përreth globit përkund,
ndjesinë e ujit mes shkretëtirës…


With the galaxy dancing,
the round Earth is lighter…
Milliards of years creation facing,
merged materials exploded in racing,
with green embrace now is fighter…


Unending creatures came in this life,
between them humans are breathing;
Along the forests deserted in strife,
while ego from greenery is leaving…


Nor the gravitational forces could,
erase all the greed around…
like a volcano irrational feelings would,
burn in magma and falsity without sound,
and human hearts stay underground…
An ocean of desires is endless,
stays between Time and Space...
Meridian around the globe dances faceless,
in desert the sense of water's erased...
(22.04.2026)