Portret i pa autorizuar !Ilirian Ali

Edi Kojani Art-Gallery Vlore .

Pranë teatrit,pesēdhjetë metra larg tij e në drejtim të shkollës Mjeksore dikur ,them dikur sepse tani nuk egzistonë më, ishin studjot e piktorëve të qytetit tim . Unë i frekuentoja shpesh edhe në pushimet midis provave sepse njihesha meta dhe i kisha miq.Mua piktura filloi të më pëlqej e ta kuptoja, qysh at’here kur studjoja në Institutin e lartë të Arteve dhe merrja leksionet për historisë e artit figurativ.Pastaj fati më ndihmoi të takoj e të njihem me mikun tim piktorin e veçant e të talentuar të qytetit Edi Kojani.Por dhe Edin e kam njohur pikërsht prej pikturës së tij.e kam ndjekur pothuaj në shumë ekspozita të tij si brenda qytetit ,por edhe në Tiranë Durrës Fier,Gjirokastër etj.Më pēlqen piktura e tij,ka një stil të veçantë dhe më bën përvete dhe e shijoj.Nē pikturēn e Edit shijon tē gjitha stinēt ,natyrën,detin ,Malet luginat,rrugicat ,fshatrat Vlorën, Gjinokastrën etj dhe aty dominon qartë gama e ngjyrave të ftohëta ,bluja,gri dhe e bardha,që sjellin një ndjesi,qetësie,freskie dhe hapsire ,që të shlodhë dhe të ngroh në shpirt.Këto tone të penelatës së Edit ndërthuren bukur me nuanca të ngrohëta toksore,duke krijuar një kontrast harmonik dhe një atmosferë poetike tē gjallë.

Edi gjithmon është në lëvizje sikur shtegëton me kavaletin në krah dhe piktura ështē nē shpirtin e tij duke pēciellë gjithmon emocion. Ai e përjeton shpirtërishtē të bukurën dhe koloriti i tij të bēn pērvehte,pikërisht për stilin e tij të veçant .

Ai është një nga piktorët e brezit të dytë qē ka shkëlqyer në pikturēn e tij duke qënë përcjellēsi më i denjë i Piktorēve tē mēdhenj tē shkollës Vlonjate dhe radhitet ndër Piktorët më të mirë Shqiptar.Ndjeshmëria e shpirtit të tij ështē e mbarsur me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe gjen shprehje në pejsazhin e tij,në kompozimin e tij dhe të gjithēn unë e quaj poezi të bukur .E veçanta e mikut tim të mirë është se jeta e tij krijuese është e dyzuar midis qytetit të tij të lindjes Gjinokastrës dhe Vlorës që,zhvillon aktivitetin e tij krijues dhe të dy këto qytete zen një vend të veçant te ai,janë frymëzimi i tij i pashtershëm i cili eksploron çdo qoshe dhe sokak të tyre dhe i bie plot ngrohtësi dhe emicion ,të bukura ,të vërteta me shpirt dhe dritë në telajo.Gjirokastra në pikturēn e Edit merr frymë si kujtim i gjallë,gurët flasin,dielli i mēngjesit ,drita rrëshqet mbi çatitē si një histori e pa shkruar.Në pikturën e Edit Gjinokastra ,nuk tregohet vetēm si qyteti i gurtë dhe i lashtë me stinët e bukura,por dhe si rrënjët e shpirtit të tij. Vlora është gjithashtu jeta ,është ecuria, rrugëtimi i tij. Aty vibron drita,jeta,deti me kaltërsinë e tij ,me baticat dhe zbaticat e veta .Ështē një horizont që shpërfaq shpresë dhe ndihet sikur ai dialogon me detin, me dritën me hapsirën.

Ka njerëz që pikturojnë natyrën,por ka dhe të tjerë që e dëgjojnë, e ndjejnë dhe e kthejnë nëpërmjet ngjyrave në poezi. Miku im i mirë i përket kësaj të dytës.

Në peizazhet e tij nuk sheh vetëm male, dritë apo horizont , por sheh frymëmarrjen e tokës, ritmin e stinëve, heshtjen që flet. Ngjyra në duart e tij nuk është thjesht mjet, por gjuhë; është një gjuhë që flet pa zë, por që të prek thellë.

Edi miku im është, pa dyshim, një poet i natyrës dhe i ngjyrave.Ashtu si në skenën e teatrit, ashtu edhe në telajo, ne ndjekim të njëjtën rrugëtim, punojmë të zbulojmë shpirtin. Dhe sa bukur që rrugët tona takohen në art, në ndjesi, në atë përpjekje të përbashkët për të lënë gjurmë të sinqerta.

Të uroj shëndet dhe suksese në pikturën tēnde ,në ekspozita të shumta,miku im i mirë,frymëzim të pashtershëm dhe gjithmonë dritë në penelin tënd !