Dhurata Ndoni-Cela

Dritaret gjysmëhapur flenë,
nga jashtë nuk dëgjohen zëra;
një pemë qendron me hije të rëndë;
degë të zhveshura,pa zogj;
dimri i egër,ngricë në qetësi,
era fërshëllen ndër degë
të thata,
si një këngë e humbur ,
në vetmi.
Disa pleq,kërrusur mbi bastun,
gazetën lexojnë e kafen e parë pijnë;
dopje gjashta u është bërë
aspirinë,
A-sin e shpresës e kanë bërë,
rutinë.
Diku, një grup “huliganësh”,
trazovaç,
dikur zhurmë,dikur stuhi;
sot,qendrojne gjysmëparalizuar
sikur lojën e vjetër kanë
harruar.
Një vajzë gërshet’ shpupurisur,
sytë e princit të kaltër ëndërron;
një rreze avullon vesën nën
qerpik,
tek djali,përtej deteve shtegton.
Çdo ëndërr, bëhet zog në fluturim,
me një tjetër shpresë
e cicërimë;
diell e këngë zbret në
qytetin tim.