Poetja Ivonne Sánchez-Barea. Përkthyer nga Irma Kurti

Poetja Ivonne Sánchez-Barea. Përkthyer nga Irma Kurti

Poetja, piktorja dhe skulptorja ndërkombëtare Ivonne Sánchez-Barea (SHBA/Spanjë/Kolumbi), e lindur në Nju Jork në vitin 1955, ka ndërtuar një karrierë artistike dhe letrare të rëndësishme, me studime në Shtetet e Bashkuara, Kolumbi, Paris dhe Madrid.

Puna e saj i kapërcen kufijtë: ajo është Zëvendëspresidente e Konkursit Ndërkombëtar Gabriel Galloni për Art dhe Poezi (Spanjw 2026) dhe Zëvendëspresidente për Evropën e FUNEMA International që nga viti 2017. Themeluese e organizatave kulturore dhe anëtare aktive e akademive dhe komiteteve shkencore në Evropë dhe Amerikë, ajo ka qenë e ftuar në universitete, forume dhe festivale ndërkombëtare të poezisë në Amerikë, Kanada, Evropë dhe Afrikën e Veriut.

Me më shumë se 80 libra të botuar, vepra e saj është përkthyer në dhjetë gjuhë dhe është përfshirë në antologji të shumta ndërkombëtare. Ivonne Sánchez-Bareaka marrë çmime prestigjioze midis viteve 2021 dhe 2026, duke përfshirë vlerësime të tilla si Librat për Paqe, Poetae Insignis, Çmimi Kombëtar i Letërsisë Macondo për Inovacion Letrar dhe çmime të shumta ndërkombëtare në Itali dhe Spanjë.

UDHËTIM

Lindur nga yjet;
në planetin blu;
nga uji, farat dhe qiejt.

Udhëtim dhe lindje yjore,
ngjyra dhe flamuj,
mjedise të agimit të jetës.

Degë peme e qetësuar,
Përvoja të ribashkuara,
toka prej të cilave mund të udhëtosh.


Duke fluturuar mbi mbretëritë,
hap pas hapi, toka,
pa kufij ekzistencialë,
ecja kalon fluturimet tona.

Licenca për shkrime,
të zbuluara mes një shtrese të hollë;
dritash, poezish dhe vargjesh.

TRIP

Born of stars;
in the blue planet;
from water, seeds and skies.


Stellar travel and birth,
colors and flags,
environments of life’s dawn.


Tree branch appeased,
re stitched experiences,
lands from which to depart.


Flying over the kingdoms,
step by step, grounds,
without borders to exist,
walking goes our flights.


Licenses for writings,
disclosed through tulle;
light, poems and verses.