Poetja Marieta Maglas (Francë)- Përktheu: Irma Kurti

MARIETA MAGLAS jeton në Francë, ku ndjek karrierën e saj si poete dhe mjeke. Poezia e saj është botuar në revista të shumta letrare, duke përfshirë Three Rooms Press, Dissident Voice, Unlikely Stories, Dashboard Horus, Four Feathers Press, Masticadores Canada, Lothlorien Journal, Verse-Virtual, Sparks of Calliope, Silver Birch Press dhe shumë botime të tjera. Marieta është fituese e Konkursit të Poezisë Evropiane 2026, dhe poezia e saj  ‘Kujtime’ fitoi një nga Çmimet e Poezisë të revistës Four Feathers Press. Disa nga poezitë e saj janë përkthyer në japonisht, janë botuar në Journal of Akita International Haiku në Japoni, në koreanisht, janë botuar në DiziBooks në Korenë e Jugut, në bullgarisht, janë botuar në numrin e 54-të të New Asocial Poetry, etj. Krijimet e saj janë botuar në shumë antologji ndërkombëtare.

AURORA BOREALIS

E gjelbër në borën e ngrirë,
e paralizuar si në një panik të verbër,
si afër vdekjes—
sy hyjnorë që mbulohen me re;

parakushte që e bardha
të rrjedhë lart e poshtë rrjedhës
së ujit të shkrirë që po afron—

shpirt i pastër
për të luftuar etjen
në farën e qetë të jetës.

AURORA BOREALIS


Green in the frozen snow,
paralyzed as in a blind panic,
as near death—
divine eyes clouding over;


prerequisites for white
to drift up and
downstream
the upcoming meltwater runoff—


pure spiritedness
to counteract thirst
in the quiescent seed of life.