Kur do të shkoj-Nexhat Bexheti

Kur do të shkoj

Kur do të nisem nën dritën e Hënës

Do t’a ndëgjosh këngën me Lahutë

Dhe hija e trupit tim do i mbulon gjurmët

Shpinën do t’ma rahë stuhija dimërore

Këmbët e mia do të ecin mbi gjethet e kalbura

Ti mos qaj,sepse shumë lehtë është të qajshë

Por bëhu e fortë,t’i gëzohesh kthimit tim

E di se je e fortë,prandaj u nisa rrugës

Në dritare vëndo një saksi me lulëkuqe

Dhe asaj ndezja një qiri t’i bëjë dritë

Që natën të mos i afrohen sykeqit e rethinës

Do të shkoj atje për të gjetur ate që mungon

Unë do të gjej vetëm njërën nga mungesat

Me shpresë se edhe tjerët do nisin për të pru

Ashtu që të plotsohen mungesat që na mungojnë.

Nexhat Bexheti