Eci nën shi-Ariel Bella

Eci nën shi

Eci nën shi

dhe lë lotët të fshihen nga uji.

.

Kujtimet që mbaj me vete

dhimbjen time

ma shtojnë çdo herë.

.

Këto pika mbi fytyrë

më përkëdhelin lehtë,

sikur thonë:

“ne hallin tënd e dimë.”

.

Zemra flet pa zë,

dhe harroj botën për një çast.

.

Hallet që mbaj mbi supe

janë më të mëdha se unë.

.

Nën shi

pesha e tyre më duket më e lehtë.

.

Vetëm shiu më kupton,

pa fjalë e pa zë.

.

Askush tjetër nuk më sheh,

edhe pse ndihem i thyer.

.

Shiu dhe unë—

shoqërues pa zhurmë…

dhe askush nuk e di

sa dhimbje bie bashkë me të.