Stuhia e shkretisë-Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
STUHIA E SHKRETISË
Më ndje vëllai im,
Dje tek pijetorja nën një pishë
Në krah më shoqëronin kujtimet
Por, o i miri im
Vetmia ime m' u bë bishë

Donte t'i mbyste në gotën time.
Dëgjo ,miku im,
T’ egrën,të përbindshmen vetmi babëzi
Si ta dëboj,të shpëtoj përgjithmonë ?
I dashuri im,
Me ëndrra të errëta plot vranjtësi
Si ta ysht hijen që shpirtin preson?


O ti, njeriu im,
Nje krimb i padukshëm i shoqërisë
Agimin në mendime e torturon,
O adashi im,
Kur shpërthen kjo stuhi e shkretisë
Mes dunash të mendjes freskinë mbulon.
Kolegu im,
Insiston me ngulm sonte kjo vetmi,
Në mashat e saj peng më ka gozhduar,
Më jep një shpjegim
Në verë e kam dehur e raki
Pse s'tundet por rri në vend e ngujuar?
Lefter ShomoK/54 p.i.sh.