
G.Llojdia
1.
Buronjat e famshme të Kuçit ku janë sot?
Vitet kalojnë, por emrat mbeten.Megjithatë, kujtesa zbehet dhe natyra ndryshon.Dikur, Buronjat e Kuçit ishin sinonim i freskisë, jetës dhe begatisë.Sot, ato janë vetëm një kujtim.Dhe një vend i tillë, i heshtur, pa gjurmë uji.A mund të quhet ende Buronja ,një vend pa burime?
A mund të qëndrojë emri,kur esenca ka humbur?Tani, ky vend i dikurshëm i gjallë është kthyer në një djerrinë.Ngjason si një natë pa hënë i zbrazët, i ftohtë,i harruar.
Çfarë ndodhi me burimet Si u thanë ato visare që, siç thuhet, ishin të lashtë, madje kozmike?
2.
Dikur besohet se uji vinte nga asteroidët .Nga universi ynë dhe nga galaktika jonë.Kam një informacion mistik.
… Dikur,besimtarët vinin, që nga Greqia.Nga të gjithë zonat .Ngarkuar me enë për të marrë ujë nga burimi i shenjtë i Shushicës.Është lumë i shenjtëruar për shkak të ardhjes nga asteroidi.Pra asteroidi është rrëzuar,jo rastësisht. …Rrëzuar diku në një fshatë të shtetit fqinjë.Pas shumë kohëve.Besoj edhe shekujve.Dhe mbasi jetoi atje.Dhe lumi u tha një ditë. Dhe arsyea duket skeptike.
Vendasit humbën arsyet.Zullumet priten në të tilla raste.Për të besuar, nuk besonin .Çfarë të besonin?Që uji ishte i ardhur nga qielli.Po pra këtë të besonin.Por,ata hiç nga kjo anë. Dhe uji u iku….U thanë burimet.
Dikur, besimtarët madje edhe nga Greqia, vinin për të marrë ujë nga burimi i shenjtë i Kuçit.Ata ngarkuar me shpresën për të marrë ujë nga burimet,që sipas besimeve të lashta, ishte i shenjtëruar që vinte nga qielli.Kështu kanë ardhur në botën tonë .Të gjithë lumenjtë e shenjtë.Dhe diku kanë pëllcitur me zhurmë e uturimë…
3.
Buronjat e Kuçit një legjendë e humbur?Ky uji, që besohej të kishte ardhur nga asteroidët, ishte shenjë e një dhurate kozmike. Historia e tij ishte misterioze, dhe shpjegimi për këtë burim ishte ende më enigmatik. Legjenda thotë se asteroidi kishte rënë jo rastësisht në një fshat të shtetit fqinj.Dhe duke sjellë ujë të shenjtë,të cilin mund të shëronte dhe mbante gjallë ata që përdorin.
Uji ishte simbol i pasurisë dhe shpëtimit…
Megjithatë, pas shumë vitesh.Pas shumë kohësh, dhe ndoshta pas disa shekujve, lumi që dikur rridhte i pasur me ujë, shteroi rrjedhën e tij.Kjo ngjarje ngjalli dyshime dhe skepticizëm mes vendasve.Ata, që dikur besonin pa kushte në magjinë e ujit të ardhur nga qielli,tani nuk dinin çfarë të mendonin.Kishin humbur lidhjet me të kaluarën e tyre dhe me besimet, që kishin për kaq shumë kohë.Ndërkohë, kjo humbje e besimit u pasua me ndryshime të tjera.Vendasit, të cilët më parë e konsiderojnë burimin si të shenjtë,tani nuk e kupton më arsyen e humbjes së ujit.A ishin ndoshta zullumet e kaluara ,që kishin sjellë këtë ndodhi? Mundet!
4.
A ka humbja e ujit një faj, për fajn e besimit?
Kjo ngjarje ngre pyetje të thella për natyrën e besimit dhe lidhjet, që kanë njerëzit me natyrën, dhe shenjtërinë.
Po ashtu,ngre pikëpyetje mbi një tjetër çështje.
Çfarë mund të humbasim nga e kaluara,që kurrë nuk të rikuperojmë?Nga kjo legjendë mbeten element filozofik dhe mistik të fortë, si dhe një lidhje me historinë dhe kulturore të zonës.
4.
…“Uji na la,” thonë lebrit.Por përse kur burimi i dikurshëm, burimi origjinal,thahet dhe atje larg në Shur të Kuçit.
Atje është shumë kilometra larg vendit, ku dikur rridhte ujin e shenjtë? Burime të tjera në rrjedhën e lumit janë tharë dhe janë shndërruar në buronja të mjegullta.Por të harruara.Për ato që ende kujtojnë, ka nevojë për t’i nderuar këto burime me një pllakë memoriali.
“Për njerëzit e vendosur këtu,ujërat që ju sollët ende në këtë tokë ilire dhe në këtë shtrat rrjedhin,ç’praj shekujve…Faleminderit Krijues.”
…Këto fjalë përmbledhin mrekullinë,që kishte ky ujë.
Që dikur sillte jetë dhe shëndet në çdo cep ,të vendit të lashtë.Ujërat, që ishin pjesë e historisë dhe e gjithë kësaj toke ilire të cilat kishin lulëzimin e mundshëm të një kulture,tani janë vetëm një kujtim.
Një pasazh i shuar, që tingëllon si një legjendë.
Dikur, uji i burimeve mban një lidhje të ngushtë me jetën e saj, duke e shëndoshur atë, duke e mbajtur të gjallë atë.Sikur të shndërrohej në kopshtet e Edenit. Gjithçka ishte e mundur falë ujit, që rridhte.
-Ore mik e mban mend sa burime kishte në buronja ? Të gjithë ato janë tharë dhe asgjë nuk ka mbetur.
Pas sigurisht,mbeten heshtja dhe pluhurit i kohës.Por ka edhe një pyetje mistike.A ka lidhje mes ndryshimit kozmik dhe tharjes së ujit,që dikur ishte dhurata më e çmuar e natyrës?
5.
…Lumi i Kuçit, ai që dikur u jepte jetë tokave të të uriturave,tani është në një tharje të pa evitueshme.Ky është një lajm i trishtë.Por dhe i zymtë, që na prek të gjithëve thellë në shpirt. Si të fshihet dhimbja vallë, që shoqëron këtë humbje?
Si mund të mbushim boshllëkun,që krijon ky lumë, që po zhduket?
Ujërat e tij bredhin tashmë ,mes deteve të huaja,duke humbur lidhjen me vendin e tyre.Duke braktisur tokën,që i ka dhënë jetë për shekuj.
Dhe poezia ime,që ka lindur nga kjo dhimbje është një vajtim.Nëse malli për këto ujëra,që shpërthyen një ditë këtu pa kufi.
Ai atje sipër do të derdhte parfum mbi hidhërimin.Do të bëhet një dhimbje,që s’ka kuptim ta fshehësh më. Sepse, si mund të ndodhë kjo?
Si mund të ishte lumi, që ishte dhurata më e çmuar për këtë tokë! të shterojë kështu, pa paralajmërim?
Po shteron, dhe errësira e natës, do të mbulojë gjithçka.Nata, e ashpër, e vrazhdë mbyllë gjithçka, që ka qenë një herë shenjë e jetës dhe freskisë.
-A nuk mund të kthejmë hënën, drejt lumi mistik?
-A nuk mund ta kthejmë dritën dhe jetëshpresën, që dikur ai na dha?
-Kush duhet ta bëjë këtë?
A është kjo çështje?
Jo, jo.
Nuk është.
Dhe si populli, i cili dikur nderonte këto burime, si ai që besonte dhe jetonte me to, nuk mund ta bëj. Të gjithë janë të heshtur, të shuar në zhurmën e botës moderne.
Dhe ne?Çfarë mund të bëjmë ne? Të lëmë lumin të thahet dhe të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë?Nuk kemi shumë mundësi,por ka një gjë që mund të bëjmë. Ka një mundësi: Të ndalojmë që të uji të shkojë përtej rrjedhes së tij të dikurshme.Dhe ta lejojmë lumin të rrjedhë natyrshëm.Siç ka rrjedhur për shekuj.
Lëreni Shushicën e saj të rrjedhë lirshëm, ashtu siç e ka bërë udhëpërshkrimin e saj për qindra, mijëra vjetë.Nëse e ndryshoni rregullin e ujit.Atëherë, mos harroni: do të zini mallkimin e lashtë .Lumi do të shterojë përfundimisht,dhe ujërat e tij,të shenjta, do të zhduken përgjithmonë…thonë legjendat
6.
Tharja e burimeve, që ka filluar nuk është një rastësi.Janë legjendat e lashta ,që paralajmërojnë për këtë situatë. Mos e prekni atë, që është e shenjtë! Nëse keni qenë në Buronja, e dini se çfarë do të thotë të shohësh buronja të shterura.Dhe një vend që dikur ishte një mrekulli e natyrës. Një burim i pasurisë dhe jetës, tani vetëm është një vend, pa shenjën e asaj që ishte.Të gjithë ata që kanë njohur dhe respektuar këtë vend.Këtë tokë. Këtë burim, duhet të kuptojnë se ajo që po humbasim, është më shumë se një lum.Po humbasim një pjesë të shpirtit të këtij vendi.Dhe një pjesë të shpirtit tonë. Dhe po na merr atë, që na ka dhënë.
6
Buronja, një emër që lidhet me burimet nga rrjedh uji i shenjtë. Këto nuk janë thjesht një poezi.Por një emërtim i shenjtë.Një testament i atyre burimeve…
Që dikur ishin pika jete për gjithë këtë tokë.Por tani,rrepet shekullorë të cilët ishin dikur të përmendur.Atje ishin të rrahur dhe të përzhitur nga flaka nga stërbima.Nuk i gjen më.Dhe cikli jetësor i tyre kaloi çdo limit. Dhe si çdo gjë që plaket,ikën në tjetër botë.Pas tyre vjen uji.Ky është një raport,që prek shpirtin e çdo njeriu në këto troje. Buronja,që një herë e një kohë,ishte një simbol i pasurisë së natyrës,tregon se koha është e pamëshirshme.Buronja ka një mundësi për t’u rinovuar dhe për të treguar botën e saj duke e lënë në rrjedhën e saj.Uji i shenjtë,që dikur kishte fuqinë e shërimit,mund të bëhet një pasuri për të ardhmen.Në antikitet, lumi quhej Polyanthos ,një emër, që mbart në vetvete bukurinë dhe energjinë e ujit,që dikur rridhte i shenjtë dhe plot jetë. A mund të rikthehet kjo dritë?Dhe a mund të krijojë një lidhje të re me këtë natyrë të lashtë?
Një Zot e di! Vitet kalojnë.Dhe në kohëra ka jehonë.Ku janë burimet e famshme të ujit?A mund të ketë buronja, pa burime?Në fund të fundit,a mund të qëndrojë emri:Buronja,pa burime?
Buronjat tash, janë një djerrinë.Tharrë nga rrapet shekullore.Tharrë nga ujërat.Sikur errësira e natës.Pa hënë.Sikurse heshtja në natën e jugës, kishte rënë.
7.
-Çfarë ndodhi,që burimet u thanë?Këto visare,që kanë ardhur nga pluhuri kozmik.Ka një tjetër histori.Po jo këtu në shtetin fqinjë.Nuk mund të rrisin gjithmonë një popullsi pagane.Uji i këyre burimeve ishte i ardhur nga asterioidët.Dhe ishte ujë i bekuar.E vërteta është se ky burim më parë ka pëlcitur në vendin fqinjë.Atje qëndoi gjatë.Por kur vjen nga energjia e universit ai është i bekur.Një ditë ujërat shteruan.Dhe pëllcitën diku larg në grykë të Shurre.Dhe shekuj e shekuj më pas…