| Adelina Mina |

Më thanë: – Qepe gojën!
Sikur të ishte goja një rrobë e shqyer, plagë,
Që me pe duhej qepur pa pyetur,
nëse dhimbja e shpirtit ka ende për të folur.
Më thanë: -Hesht!
Fjala peshon, se fjala prish rendin e qetë,
Ky s’është varg, por kontekst,
të atyre që nuk duan të dëgjojnë.
E di, goja s’është rrobë e qepet kur shqyhet.
Portë ndërgjegjësore dhe portat s’mbyllen
kur brenda digjet një botë.
Dihet se veç fjala pret e vret.
…një ditë,
kur qepja çahet,
kur fija e shpirtit nuk mban më,
del jo një fjalë, një e vërtetë e tërë
që s’ pranon më të fshihet.
“Ndal!” s’është varg, konteksti, ajo që mbetet
kur dikush përpiqet të të imponojë si të mos jesh,
Në censurë, fjalët s’vdesin, struken në heshtje,
bëhen gurë në kraharor, bëhen ulërimë pa zë.
Më thanë, thuaj:- Më fal!
edhe kur nuk je ti fajtori, kështu ruhet pushteti,
Në mua zvogëlohej bredia.
E hipokrizuar, e përkulur, s’të përket.
Më thanë:- Përtype fjalën!
derisa të të bëhet zakon, përsëritet frika,
T’mos jesh, t’mos kundërshtosh, t’mos egzistosh,
Fjala ka kuptim kur lind e liri ka ndërgjegjen.
—————————— —————————-
ADELINA MINA
©️COPYRIGHT/RESERVED