Mërgimi…!Vangjel Pellumbi


Mërgimi,shpresa e humbur,zemra copëtuar.
Braktisëm vendlindjen ngadalë,pa fjalë.
Që,po na vret zbrazëtia e shpirtit përvëluar.
Po na le,me zhgënjime dalë.
///
Mërgimi,ku s'ka përqafime!
Po ka vetëm derdhje loti.
Vetëm vitet kalojnë,mbeten kujtime.
Mërgim,humbëm njerëzillëkun,si unë e ti,
///
Një shtresë re,jetën na bëri,
Që mendja na gënjeu, për botën e përtejme,
Qe për vendin,erën mos ja harronim.
Një çantë,me vendlindjen,varur ta mbanim në shtëpinë time.
///
Mërgimi,s'mund ta duroj!
Se me vete kam çantën me dhe
Gjithë ditën vetëm punoj!
Se ne për vete s'kemi më atdhe.
///
Mërgimit,jam gjithnjë,me lot në sy.
Rruga e mërgimit,rrugë pa shtigje,
Njeri,s'të sheh,s'të flet,sikur s'je aty.
Mërgimi,nga vendi ,si rënkimet pa gjë.
///
Mërgim,fjalë që rëndon shumë,
Ku vuan t'i, vuaj edhe unë.
Të gjitha duken ,si ëndërra në gjumë.
Për këtë jetë zbrazëti që po kalojmë.
///
Na ndave nga njerëzit,mërgim!
Na fute në asmëri vlla,me vëllanë,
Nuk shikojmë se na ka zënë sytë.
Nga lakmia e zilja për njëri,tjetrin.
///
Mërgimi,si kohë e shkuar,internim,burgje.
Sot koha e mërgimit,plagë dhimbjesh.
Dje plagë që coptonin zemrën.
Sot plagët,që durimi ka mbaruar.
///
Mërgimi,na bëri sa një grusht jetën,
Qëndrimin në dhe t'huaj,vetmi
Ikja nga vendlindja,disfatë humbjen.
Si lulet që vyshken,nëpër burgjet.
///
Mërgimi,na hodhi si monedhë e vjetruar,
Dhe rrugët e fatit,rrukullimë.
Në vendin tënd,sikur njëherë,
Të jetojmë jetën,nuk na lenë.
///
Na lodhi jeta e mërgimit,
Halle plot mbushi çantën e shpinës,
Kjo botë e madhe,na mësoi degjenerimin.
Me çantën e shpinës,plot mashtrime.
///
Hallakatur ecëm nëpër rrugë!
E shpirtin kemi të mërzitur.Ah!
Vetëm një fjalë dimë ..ah,pushtetarë.!
Se jetën e ndryshon vetëm ti dhe unë.
///
Urtësia,më nuk ka masë,
Heshtja duhet thyer nga të gjithë.
Sot duhet të flasim,t'i dhe unë,
Për këto që po shikojmë,mostrat,shpirtin që na dogjën.
///
Mërgimi,si një ter i vetmisë,
Vendlindjes ti qëndrojmë pranë.
Edhe në kohën e hidhur në masë.
Mos rimë mburojë,si çadër shiu.!?
V Pëllumbi.autori.
07/05/2026. Artë.Greqi.