Më fal,o Nënë…Rubjana Nika

Më fal, o nënë që s’të desha

më shumë,

vargje çdo ditë nuk këndova

për ty,

më fal që më pe fytyrëmrrolur

e lotin e brishtë ma pe në sy.

Më fal ,o nënë që mi dite hallet,

e thinjat t’i shtova pa dëshirë,

më fal që zemra t’u lëndua 

nga dhimbja,

kur sëmundja mbi mua kishte 

mbirë.

Më fal në fjalën dysh ta bëra,

e shpirtin e brishtë,

ta lëndova pa hir,

më fal në kohën s’e ndava si duhet,

tani dita e nata ikin,bëhen fir.

Më fal që fjalët s’t’i thashë

në sy,

por vargje i thura

nga shpirti i ndjeshëm,

më fal që fjalë të mëdha 

nuk thashë,

të thjeshtat janë pjesë

e shpirtit,e jetës.