Toka e Besimit(Nënë)-Migel Flor

Migel Flor

Toka e Besimit(Nënë)

Ky qe fati ynë nënoke
një ylber i varur pas shiut mbi kokë
Fati na sundoi si zot i jetës
dhe lotët na i mbolli në tokë.

Toka e besimit nëna ime
arkeologe e dashurisë së përjetshme
Vetëm tek ti e mbështeta trungun
kur vjeshtërat më rrëzonin gjethet.

Pyesin dimrat sa herë që vinin
me shirat e erërat mbi sytë e mi
“Ku do të frysh e të lagesh, vajzë?”
E unë stuhitë i nisja tek ti.

Tek ti dhimbja e barkut u bë hambar
dhe këshilla rrugë e drejtë
dashuria më e vjetër e tokës
Shën Mari në ikonën e shenjtë.

Happy Mothers Day