Dallëndyshja-Gezim Bega

 
 
Dallëndyshe sqepgjilpërë,
pse më rri kaq menduar?
folen që këtu ti ke lënë,
bukur ta kam rregulluar.
 
Zëri yt moj gushëbardhë,
pres aq ëmbël ta dëgjoj,
me dëshirë dhe me mall,
bukurinë.tënde ta shikoj,



Të shoh bukurinë tënde,
kur të hysh në balkon,
Pa ty nuk vjen pranvera,
mirë se të vish moj zonjë.
 
Brodhe- brodhe në botë,
larg mbi male dhe dete,
Ashtu si një shqiponjë,
si Shqipëria jonë s’gjete.