Poezi nga Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

PRITJES SEÇ I ERDHI FUNDI
 
Pritjes seç i erdhi fundi
Nuk më shkoi kot mundi
Me durim e kisha pritur

Pritjen shumë e kisha rritur.
Rrugës besimin s’e humba
Lart fluturonin pëllumba
Diku larg një ëndërr më priste
Brenda meje ajo më fliste.
Tani që pritja u tret si mjegull

Shpresa u rrit si rrushi në pjergull
Shpirti më ndriçon si rreze dielli
Dhe retë u larguan nga qielli.
 
ARRATISJA NGA REALITETI
 
U arratisa ,në një tjetër realitet
Aty, ku bota vetëm mirë flet
Mes njerezve ,s’ndihem e lumtur

Gjithçka duket se ka humbur.
Kërkoj, një botë pa fjalë të rënda
Ku zemra s’mban plagë brënda
Ku ëndërrat s’vdesin pa filluar
Dhe shpirti të ndihet i çliruar.


Si era që ikën pa lënë gjurmë
Dua të humbas unë në turmë
Të mos dëgjoj zërin e mallit
As peshën e ftohtë të hallit.
Por, përseri , dita mbaron

Një dritë e vogël brenda jeton
Kthehem shpejt në realitet
Qëndroj e fortë,me dinjitet.