Faslli Canaj

Zbret një zog
Mbi tapetin e pëllëmbëve,
Dhe, oriz nusesh lule malli derdh.
Mbi tapetin e pëllëmbëve,
Dhe, oriz nusesh lule malli derdh.
Zog i bukur, i bukur,
me krahët flutur
sytë me vesë ari i veson,
dhe me dritë nga drita e syve të tij i përmbyt.
MES NESH
Mes ne të dyve një lum në mes.
Ne, mbetur në dy brigje, ballë përballë.
Njëri tjetrit shenja me duar e buzë dërgojmë
Si dy anijeve ua bën me sy një fanar.
Ne rrimë e presim gjatë në brigje
Mos lumi ujin shter.
Se, të dy, not mirë nuk dimë
E frika pak të dyve na mbërthen.
Në brigje gjatë, ne ndenjëm, pritëm…
Po lumi ujin jo s’e shteri
Rrjedha vazhdonte e rrëmbyer të rridhte
Të dyve nga gjatëpritja zemra fort na theri.
Atëherë ne mesin përkulëm,
Majë gishta këmbësh u ngritëm
Duart zgjatëm dhe u përpoqëm që,
Si harqe ure dy brigjet të lidhnim.
Po gishtat të kapeshin dot s’arritën,
Këmbët nga brigjet fluturuan.
Dhe ne mes valësh njëkohshëm ramë
E për një çast të dy menduam se u mbytëm.
Në çast lumit me një zë i thamë:
O lum me vete merri trupat tanë
Dërgoja detit të thellë, të paanë!
Ose në na mbytsh që këtu,
Me që not mirë s’dimë,
Dy mjellma në breg krah njëri tjetrit
Na nxirr të shtrirë.
Në doni not të mësoni një ditë,
Ëmbël në vesh na pëshpërit:
Mes rrjedhës time hidhuni pa frikë
Se s’mësohet noti pak ujë po nuk pitë!
Po lumi- lum, i gjerë, flori, i mirë,
Në mes sa ne të zhytur mbërrijmë
Fët ndal rrjedhën e vrullshme të tij,
Duart na rrëmben e për mesi na i lidh.
Pastaj, në shtratin e tij shtruar
Me zaje si pupla
Na fton të shtrihemi si të ishim
Pëllumbi dhe guguftuja.
Dhe veshëve vazhdon me të tijën shushurimë :
Hej, puthuni tani, luani, mbi shtrat rrokullisuni,
Dhe, kur dehur të jeni nga lojërat,
Dilni e u vini zjarrin të mijave brigje!
LULE DURIMI
I sosur durimi,
Këputur nga litari i gjatë i pritjes,
Heshtjen shekullore
Goditi me shuplaka.
Në zemrën krisur, plasur, çarë
Si kopshtar i mirë
Mbolli një farë.
Nga buzët e çara buloi një lule,
Lule si shpirt i bardhë.
Lule durimi e thirrën,
Me më të bukurën ngjyrë,
Me më kundërmuesen aromë,
Që malet, fushat, kodrat dhe luginat,
As që e kishin ëndërruar.
Me më të bukurën ngjyrë,
Me më kundërmuesen aromë,
Që malet, fushat, kodrat dhe luginat,
As që e kishin ëndërruar.