Fokusi  i  “sfidave”  të   ekonomikut  bujqësor në  mbarë  vendin-Nga  Spasse  Thanasi

             – FAKULTETIN E EKONOMISË  AGRARE E BËNË  TË  VEÇANTË ,

                JO VETËM  TRADITA E DASHURISË  SË  PROFESIONIT TË  LAPSIT, 

                POR EDHE  ZHVILLIMI E TRANSFORMIMI I TIJ DINAMIK NË 

                FAKULTETIN E EKONOMISË  DHE AGROBIZNESIT.

               NJË  PROCES DINAMIK  NË  REFORMIMET STRUKTURORE TË 

              UNIVERSITETIT  BUJQËSOR NËPËR  VITE  DHE DEKADA….

…………………….NGA   SPASSE   THANASI

Në   historinë  e Universitetit Bujqësor  me ngjarje historike plot kuriozitete dhe kujtime “me kohë brezash”,veçojmë  ekonomistë me  ndjenjë  në  kuptimin  e  jetës. Një  brez ekonomistësh Plani dhe Finance u përgatit për të  ardhmen e vendit, që  i rezistuan zhvillimeve të  shoqerisë  shqiptare në  mënyrë   profesionale me

plot përkushtim e dashuri për Shqipërinë  e bukur.

Në   breza  studentësh  të   Ekonomikut  dallojmë   profesionistë   të   shquar, me kontribute vitale në   zhvillimin ekonomik të   vendit. Universiteti Bujqësor i ka dhënë   kuadro profesionistë   gjithë   sektorëve të   Ekonomisë  , duke dalluar jo vetëm si  njerëz  të   përkushtuar , por edhe si studjues dhe  kërkues shkencor  në   fushën e ekonomisë   kombëtare.

Në   librin tonë   universitar për 75 vjetorin  e Universitetit Bujqësor të  Tiranës, sjellim disa personalitete  të   ekonomisë   që   kryesojnë   listën e  studentëve, që   mbeten krenaria e Universitetit  Bujqësor  ndër   breza  ekonomistësh .

       Ridvan Bode në bordin e Bankës së Shqipërisë - Aktualitet 1. RIDVAN   BODE, ka përfunduar studimet e larta për degën Financë   në   Fakultetin e Ekonomisë  Agrare të   UBT-së   në   vitin 1983. Ndërsa studimet e thelluara pasuniversitare i ka kryer  në   Montpellier  të   Francës në  periudhën 1992 – 1995 dhe fitoi gradën shkencore “Master Of Science” në   opsionin kërkimor-shkencor me vlerësimin “Cum Maxima Laude” me titullin “Mjeshtër  kërkimor-shkencor  në   Ekonomi”.

I takon një   brezi ekonomistësh me integritet profesional në   fushën e Ekonomisë. Pas studimeve në   Universitet punoi si llogaritar në   Orenjë   të   Librazhdit dhe në   periudhën 1985 – 1990 si Shef i Degës së   Financës  në   KTL-në   e  Përrenjasit.

Në   periudhën  1995 – 1996  u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave në   Ministrinë   e Financave. Për  një   kohë   të   gjatë   ka shërbyer si Ministër i Financave të   Republikës së   Shqipërisë   gjatë   periudhave 1996 – 1997 ; 2005 – 2009; 2009 – 2013. Gjatë kësaj kohe ka qënë   edhe  si  Guvernator i Republikës  së  Shqipërisë  pranë   Grupit të   Bankës Botërore.

Gjatë   karrierës së   tij ka qënë    lektor i lëndës “Analizë   Financiare” në   Universitetin  Bujqësor për  periudhën 1991 – 1995.

Dr. Ridvan  Bode ka qënë   deputet i Parlamentit Shqiptar nga viti 1996 – 2017

Prej Dhjetorit 2018  është   anëtar i Këshillit  Mbykqyrës të   Bankës së   Shqipërisë   ( BSH )

 Porta e auditorit të   Ekonomikut Bujqësor u bë   hapësira e madhe e dijeve, e arritjeve dhe e përkushtimeve  në   ekonominë   e vendit !.

2- ARDIAN    CIVICI, një   student, pedagog dhe studjues i shquar i Universitetit Bujqësor dhe i Institucioneve të   Ekonomisë   së   Vendit tonë.

Adrian Civici, doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993). Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor”në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare(1992 – 1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996 – 2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998 – 2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001 – 2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002 – 2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006 – 2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005 – 2014).

Anëtar i disa organizatave  ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali.

Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj. Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli “Kalorës i palmës së artë akademike

 https://www.umsh.edu.al/imazhe/2020/06/04/124-880-0-5ed8ead77b4b7.jpgAktualisht  është Rektor i Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”

Në   shkallë  vendi  shquhet si një analist i vecantë   i ekonomisë   shqiptare dhe një   publicistë    me  zë   profesional të  fuqishëm me librat e botuara për Ekonominë   dhe Biznesin.

2. GJOK  ULDEDAJ, ekonomist – administrator i suksesëshëm dhe Investitor  me përvojë profesionale në  arsimin shqiptar.

Gjokë    Uldedaj u lind  në   Velipojë    të   Shkodrës  më   1959. Shkollimin 8-vjecar dhe të   mesëm i kreu në   vendlindje. Arsimin e lartë   e përfundoi në   Fakultetin e Ekonomisë   Agrare të   ILB-se ( Sot Universiteti Bujqësor i Tiranës).

Pas diplomimit me rezultate të   shkëlqyera, filloi punë   si asistent -pedagog  po në   këtë   Fakultet me studentët e Ekonomikut.

Me kalimin e viteve  pedagogu  Gjokë    Uldedaj ngjiti shkallët e karrierës profesionale dhe akademike  me kualifikimet përkatë  se:Nga MSC për Financë, në“Doktor për shkencat ekonomike” dhe në vitin 2003 morri titullin akademik“Profesor i Asociuar”.

Ndër detyrat më   të   rëndësishme profesionale ai ka kryer :

1. Përgjegjës  Departamenti

2. Drejtor i Institutit për  Studime Rurale dhe Agrobiznesi.

3. Këshilltar i Ministrit të   Ekonomisë  .

4. Si bizmesmen i suksesëshëm në   periudhën 2006 – 2009 zgjidhet Kryetar i Dhomës së Tregëtisë  dhe Industrisë   Tiranë  Aktualisht  është   Zëvendëskryetar i Bashkimit të   Dhomave të   Tregëtisë   dhe Industrisë   së   Shqipërisë   si edhe Anëtar i Forumit Ekonomik Mbareshqiptar dhe Kryetar i Bordit të   Dhomave të   Tregëtisë   dhe  Shoqatave të   Biznesit të   këtij Forumi.

5. Në   legjislaturën 2009 – 2013 është   zgjedhur deputet në   Kuvendin e Shqipërisë  . Vijon të  jetë “President i Qendrës për Dialogë  BIZNES – PARLAMENT”.

6. Në   historinë   e re të   Institutit “QIRIAZI” Prof.Dr. Gjokë   Uldedaj luajti rolin kryesor në   aktin e shpëtimit të   Institutit Kyrias dhe hyn  në   “TRINIA THEMEL-VËNËSE të   Kyrias krahas Kristo Dakos; Sevasti Qiriazi -Dako dhe Aleksandër dhe Robert Dako.( Libri ” Mosha e Artë   e një   Universiteti”(2022) nga Gjovalin  Gjeloshi).

Është   autor dhe bashkëautor i 3 librave të   nivelit universitar dhe pasuniversitar si edhe i shumë   artikujve brenda dhe jashtë   vendit. Në   vitin 2009, Presidenti i Republikës së   Shqipërisë   i akordoi Dekoratën e  Lartë   “Për Merita të   Vecanta Civile”

Siç citon Gjovalin Gjeloshi në   100 vjetorin e hapjes se Institutit “Qiriazi” në   Tiranë :” Gjokë   Uldedaj është   Bizmesmeni që   nuk harroi librat!”.

3. BEHAR   MALAJ, ekonomist  finance – studjues shkencor dhe ndërtues  i madh në  Metropolin shqiptar.

Si ish-student ekselent, Behar  Male është   pedagog në   Fakultetin e Ekonomisë  &Agrobiznesit  në   Universitetin Bujqë  sor të   Tiranës. Me mbresat e bukura nga ai Fakultet, ai investoi më   shumë   nga vetja për identitetin profesional të   këtij Institucioni të   Arsimit të   Lartë  , dhe kjo meritë   e rendit atë   në   reshtin e njerëzve human, me sedër punë   e  zhvillimi.

Për  vlerat e çmuara njerëzore dhe kontributin e vazhdueshëm në   Universitet, në   fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, Universiteti Bujqësor  i Tiranës  e  ka vlerësuar atë   me Titullin e lartë :”Doctor  Honoris  Causa” në   vitin 2024.

Ndjeshmëria  e tij  profesionale dhe akademike për përmirë  simin e infrastrukturës mësimore në  UBT, kanë   lënë   gjurmë   tek  çdo  student  e staf akademik. Një   nga sallat e leksioneve në   Fakultetin e Ekonomisë   &Agrobiznesit  mban emrin e tij në   shenjë   nderimi e respekti  për kontributin e rinovimit të   pamjes  së   ambjenteve  me  emrin : ” Salla e Leksioneve Behar  Male”.

4. Ekonomist  Plani – administrator Biznesi – Piktor i talentuar në  stilin e “Van  Gogut”  të  famshëm, si një  artist i vërtetë  !….

Është  folur pak për të  si student ekselent, por  nuk janë   kursyer fjalët në   gazetën Studenti i Bujqësisë”për pikturat dhe ekspozitën e tij  të   parë   para studentëve në   Pallatin e Kulturës së   ILB-së   në   vitin 1984. Ai mori emocione të   fuqishme nga këto ndjesi studentore dhe guxoi të   marrë   një   “rrugëtim të   rrallë “  për  jetën në   fushën e artit, por edhe të   Biznesit me Firmën e tij” PRO- GIPS Alles KNAUF” duke aplikuar projekte në   punime dekorative, në   fasada termike, në   termo- audio izolime etj. Nuk është e rastit që  profesioni dhe talenti i pikturës të “gatuhen” tek ai si një “magji” tërheqëse në shpirtë. Me aftësitë profesionale arriti edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, përvojë dhe eksperiencë që i hapi një vizion të ri në punë dhe një dritare reale në artin e të bukurës.Huzriu arriti të kaloj nga sasia në cilësi, nga ambicja në produktivitet, nga ideja dhe fantazia në  imazhet kreative të ndjenjave artistike.Në Tiranën e zhurmshme të zhvillimit, ai është talenti i heshtur që “sfidon” vitet dhe përvojat profesionale e artistike në stil të vecantë.Me të drejtë gazeta“Nacional” nga Dr. Mujo Bucpapaj i është kushtuar një faqe  speciale portretit të tij kreativ në historinë e pikturës dhe vizatimit të plumbtë larg skematizmit ideologjik,duke përqafuar lirinë e talentit dhe formimit artistik.

5. FRAN   BRAHIMI, ekonomist  finance – drejtues i financave publike në  Pushtetin Vendor – ekspert me përvojën  më  të  gjatë  në  Ministrinë  e Financave dhe pedagog në  UBT dhe UT me CV më  të  plotësuar me standartet bashkëkohore.

Me përvojën  e  viteve  në  “hapin  e auditorit”, Fran  Brahimi ka  dosjen më   cilësore që   ka vlerësuar  Departamenti i Financës. Së   fundi ka marrë   Titullin “Profesor Doktor” nga UT-ja pas titullit “Profesot i Asociuar” në   vitin 2013. Si pedagog në    UBT, vazhdon të   zhvilloj lëndët: “Drejtim  Financiar”, “Taksim” dhe “Financat  Publike” në   kurset e treta dhe Master si edhe në   Universitetin e Tiranës në   “Master  Shkencor” të   studentëve  të   sapodiplomuar. Ndërsa në   Ministrinë   e Financave, angazhimi i tij kryesor është   reformimi i menaxhimit financiar të   Financave Publike Vendore, sipas projekteve të   miratuara. “Sfidë”   tjetër  është   “Dixhitalizimi i Operacioneve të   Financave Publike” të   shtetit shqiptar. Për punën  studimore dhe të   kërkimit shkencor në   fushën  e  financave, Fran  Brahimi shquhet për pjesë-  marrje intensive në   Konferenca  Ndërkombëtare dhe publikimin e artikujve shkencorë   për Financat  Publike në   disa vende Evropiane.

1- Në  Vjen “Për  dixhitalizimin fiskal”  me një   referat për problematikat e vecanta të   vendit tonë  .

2- Në  Burgas të   Bullgarisë  ” Për  menaxhimin e financave publike  në   Shqipëri”.

3- Botimi i disa artikujve  shkencorë   në   Revistat “USEAS”(SHBA), “FINANCE  ENTAKAUNTIN“(Angli), “EKONOMIA DHE BIZNESI” ( UBT ) etj.

Kjo  renditje  e  suksesëshme  e  këtij  profesionisti në   fushën e Financave Publike në   vendin tonë,  është   krenari për Universitetin   Bujqësor  dhe  për  tërë   armatën  e  ekonomistëve  dhe  studentëve  të   tjerë   në   degë  të  tjera prioritare  të   ekonomisë   në   vendin tonë.

6. ËNGJËLL  SKRELI, ekonomist – studjues shkencor – pedagog akademik në  Universitetin Bujqësor.

Prof. Dr. Engjell Skreli është  Profesor në Ekonomi Bujqësore Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Karriera  e Arsimimit :

1. Aktualisht: Profesor i Rregullt, Universiteti Bujqësor i Tiranës

     2006 – 2016:

2. Profesor i Asociuar, Universiteti Bujqësor i Tiranës 1996 – 1999:

3. Doktoraturë në Ekonomi Bujqësore, Universiteti Bujqësor i Tiranës     

    1992 – 1994:

4. Master i Shkencave, Instituti Agronomik Mesdhetar i Montpellier,

    Francë 1980 – 1984:

5. Diplomë Bachelor në Ekonomi Bujqësore, Kolegji i Ekonomisë Bujqësore, Tiranë, Shqipëri Shërbim në Organizata Profesionale Që nga viti 2013 :

6. Drejtor Ekzekutiv , Instituti për Studime Ekonomike dhe Transferim

   Njohurish 2018 – 2020:

7. Zëvendëskryetar i Këshillit të Statistikave të Shqipërisë 2005 – 2006: 8. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit 2002 – 2007:

9. Drejtor Ekzekutiv, Instituti Shqiptar për Politika Publike 1999 – 2002: 10.Zëvendësministër, Ministria e Ekonomisë 2000 – 2002

11.  Numri total i botimeve: 40 shkrime, artikuj shkencor e literaturë  

      mësimore për studentët.

I veçantë   është   libri universitar  për studentët ” Politikat e Bujqësisë   dhe Ushqimit”.

Më ka rënë rasti mua që me Ëngjell Skrelin të jemi nxënës në shkollën e mesme ekonomike “Kristo Isak” Berat dhe studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në të 12 vitet e studimit ka dalë me“Medalje  Ari”. Si tani e kujtoj atë djalë të thjeshtë nga Gjirokastra kur doli para shkollës “Kristo  Isak” me “Medaljen e Arit” në maturë. Dhe për këtë ai kishte të drejtë të zgjidhte shkollën e lartë që  donte të vazhdonte, por ai me modesti zgjodhi Institutin e Lartë Bujqësor në Kodër – Kamëz  për ekonomist  finance ku dhe shkëlqeu më i miri.

7. DALI   ORESHKA, Dibër

MES  SFIDAVE TË SHKOLLËS, PUNËS DHE JETËS.

Si shumë dibranë të tjërë, Daliu ka qënë student i shkëlqyer në Fakultetin e Ekonomisë Agrare dhe përfundoi studimet e larta me rezultate të larta, duke u formuar si një ekonomist i mirëfilltë në fushën e bujqësisë. Pas studimeve u kthye në Dibër dhe stacioni i parë i punësimit u bë Fushë  Cidhna ku provoi për 4 vjet kooperativat e dikurshme dhe jetoi një sistem me të mirat dhe të këqiat, por gjithmonë duke asimiluar  vlerën e mirë e të vlefshme edhe për sot.

Gjithmonë njeri  fjalëpak e punëshumë. Mësoi mirë gjuhën anglisht dhe u përfshi me guxim profesional në Shoqata e Fondacione të huaja që  ndërmorën aktivitete financiare në Shqipëri. Qendrueshmëria më e madhe  e tij është në programin “SARED” që startoi në Shqipëri, por edhe në Dibër, me të cilin ai u bë mik i madh i fermerëve të Dibrës.. Fshati i tij Rabdishtë është shpallur në listën e 100 fshatrave turistike në fushën e Turizmit. Shuma e përfituar nga fermerët e Qarkut të Dibrës shon në 1 milard lekë ose 800 mijë Euro duke u shtrirë në makineri e pajisje bujqësorë, në blloqe të reja frutore e deri në turizëm me përvoja dhe eksperienca të ndryshme.

🟢 Personazh në qytetin tonë. 🎉 Sot, më 4 Korrik, feston 64 ...Si një ekonomist finance origjinal, pa asnjë deformim në fushën e zbatimit të legjislacionit, Dali  Horeshka jep shembullin e një profesionisti mbi baza unike plot vlera për vendin i “gatuar”  si i tillë në vrullin e punës dhe jetës së thjeshtë njerëzore pa “gërmuar” në thasët e korupsionit. Krenari për Universitetin Bujqësor që e përgatiti dhe specializoi si kuadër të devotshëm, krenari për njerëzit e vendlindjes dhe fermerët e Dibrës që kanë mes tyre një “ekonomist të shëndetshëm” në programet zhvilluese të vendit për forcimin e dekokracisë dhe rritjes e mirëqënies së jetës. Guximi, ndjeshmëria dhe  shpresa plot optimizëm nuk  janë ideale abstrakte për të. Ai mat veten me standartet më të përparuara dhe në “mantelin e shërbimit publik” është sfida udhëzuese dhe misioni me premtim të mbajtur.

Në këtë përvjetor jubilar të Universitetit Bujqësor të Tiranës ai përshëndet nga Dibra fisnike, duke qënë me  mendje dhe zemër në rrugicat  dhe auditoret e Universitetit me urimin: “Qofsh gjigand, Universiteti im!”.